GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Kriminelët po tmerrohen nga SPAK”, Yuri Kim, mesazh dhe për Berishën?

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kriminelët po tmerrohen nga SPAK”, Yuri Kim, mesazh dhe për Berishën?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka folur me superlativa për punën e SPAK dhe BKH-së, që sipas tyre janë duke mahnitur të gjithë vendin me punën e tyre në luftën kundër korrupsionit. Kim tha se SPAK është kthyer në tmerrin e kriminelëve, dhe në sytë e fëmijëve janë heronjtë e vendit. Ambasadorja e SHBA-ve tha se shteti që ajo përfaqëson nuk do ta ndalë asnjëherë mbështetjen ndaj prokurorëve të posaçëm, edhe pse tha se dihet që Reforma në Drejtësi do të ketë pengesat e saj.


” Ju e keni filluar punën tuaj. Ju po e ngrini BKH në një shtyllë që mbështet demokracinë e Shqipërisë dhe luftën kundër krimit të organizuar. Asgjë nuk do jetë e lehtë apo e shpejtë por kërkon punë dhe shumë punë. Çdo ditë duhet të qëndrosh i fokusuar. Më ka lënë mbresa qëndrimi për të marrë detyra në emër të qytetarëve tuaj. Guximi juaj për të mbrojtur drejtësinë dhe për të hetuar këdo që duhet të hetohet për ta bërë Shqipërinë më të pastër por edhe më të fortë dhe më të pasur. Puna juaj po ndërton një BKH që do të zërë vendin e saj krah FBI amerikane. Uroj SPAK në 2-vjetorin e krijimit të tij. Mendoj që në këto dy vite kemi parë një veprim që ngrihet mbi një veprim tjetër. Gjithë vendi është mahnitur nga ajo që ka ndodhur sepse ka qenë në pritje të këtij çasti. SHBA përgëzon punën tuaj. Është domethënës që SPAK dhe BKH janë këtu sepse vetëm së bashku mund të merrni përsipër hetimin e atyre që dëmtojnë të tjerët për të pasuruar veten. Ky bashkëpunim e bën SPAK të fuqishëm. Ju nxis të punoni bashkë me njëri tjetrin që prokurorët dhe hetuesit të punojnë sup më sup. 2021 ka qenë pikë kthese kundër krimit të organizuar. BKH hap një kapitull të ri të institucioneve të pavarura. Vitin e ardhshëm do shohim një klasë tjetër që do ju bashkohet. Ne do vazhdojmë të bëjmë përpara hap pas hapi. Kur të biem do ngrihemi sërish. Pika kyçe është të ecësh përpara pavarësisht se çfarë thotë të tjerë. SHBA ju mbështesin në çdo mënyrë. Në këtë përvjetor duhet të jeni krenarë se tashmë jeni duke u bërë heronjtë e fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve. Atyre që kishin menduar se mund të arratiseshin apo se kanë një mik nuk do jepnin llogari. Atyre ditëve po u vjen fundi. Jeni tmerri i fëmijëve dhe shpresa e fëmijëve”, u shpreh Kim.

Etiketa: amerikaneBKHFBIKryesore1Yuri Kim

Lajme të lidhura

Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion
Aktualitet

Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

10:10 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
Para
I tha yllit të Romës të largohet nga Italia, çfarë fshihet pas fjalëve të Mourinhos?

Tifozët e Inter falenderojnë Mourinho-n për fitoren ndaj Atalantës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi bëri pazare me jetën e pacientëve, mjeku Edmond Gashi thyen edhe “arrestin e shtëpisë”, frekuenton lokalet
Aktualitet

“Onkologjiku”/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

10:23 - 01/10/26

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe ka dërguar çështjen në gjykatë për seancë paraprake për...

Lexo më shumë
Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

10:10 - 01/10/26
Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

10:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com