GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i TIMS-it, socialistët mbyllin mbledhjen për raportimin e zyrtarëve të Policisë

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrjedhja e të dhënave nga TIMS, Prokuroria e pakënaqur: Ka mangësi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit dhe zyrtarë të tjerë të institucionit raportuan këtë të mërkurë në komisionin e posaçëm për vjedhjen e të dhënave të TIMS-it.

Raportimi u bë pa praninë e medias. Shkak për këtë ishte një propozim i vetë zyrtarëve të policisë, të cilët kërkuan përmes një shkrese drejtuar komisionit që mbledhja duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Tetë votat e socialistëve që mbështetën propozimin përcaktuan edhe mënyrën e zhvillimit të seancës së raportimit e pyetje-përgjigjeve.

Shtatë deputetë të opozitës votuan kundër, mes tyre edhe kryetari Ervin Salianji, i cili shprehu pakënaqësi për mbylljen e mbledhjes nga socialistët përmes forcës së kartonit.

“Do zbardhen të gjitha. Është vetëm çështje kohe. Ja u kam thënë, si lakuriqët e natës, po ju ra drita…”, tha Salianji.

Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, ndërsa për çështjen ka shkuar pas hekurave ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.

Për të dëshmuar në komision këtë të mërkurë, ishte thirrur edhe SHISH, Vlora Hyseni, e cila nuk është paraqitur.

Gjest që u dënua nga kryetari i komisionit.

“Në 11:00 ishte lajmëruar për të dhënë dëshminë drejtori i SHISH, na ka sjellë një shkresë ku thuhet se drejtori do të jetë në një aktivitet. Ta shoqërojmë me polici. Do të lajmërojmë policinë, do e vëmë në dijeni dhe drejtoreshën, që ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh në Beograd. Të vijë të japë dëshmi, siç e përcakton ligji”, tha Ervin Salianji.

Për të dëshmuar në komision këtë të mërkurë, u thirrën edhe Zef Laska, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit; Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve të Policisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit dhe Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin. Të gjithë raportuan me dyer të mbyllura.

Etiketa: komisioni per TIMS-inKryesore1TIMS

Lajme të lidhura

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës
Aktualitet

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Para
PD ndez motorët për zgjedhjet e 2025-ës, Ervin Salianjit i besohet një nga zonat më të nxehta

PD ndez motorët për zgjedhjet e 2025-ës, Ervin Salianjit i besohet një nga zonat më të nxehta

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26

Në vitin 2026, në vend që një qytetar të marrë një përgjigje për ujin e pijshëm që i mungon në...

Lexo më shumë
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com