GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova dhe Serbia në një raund bisedimesh në Bruksel

17:52 - 26/06/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosova dhe Serbia në një raund bisedimesh në Bruksel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, takohen sot në Bruksel, në atë që disa vëzhgues të pavarur e shohin si një shfaqje që do t’u mundësojë ndërmjetësuesve të deklarojnë se procesi vazhdon dhe po jep rezultate, ndërsa palëve mund t’u sigurojë përfitime nga Plani Evropian i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përmes ripërkushtimit ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, tha para fillimit të takimit se përgjatë vitit të kaluar procesi u përshkua nga zvarritjet, mungesa e përkushtimit, përparimit e zbatimit dhe mungesa e gatishmërisë për një pajtim.

“Sot raundi i ri i bisedimeve shpresojmë të përçojë një mesazh tjetër dhe do të përfundojë në një tjetër mënyrë. I dërguari ynë i posaçëm Mirsolav Lajak ka punuar dhe dua të diskutoj me të dy udhëheqësit mbi atë se çfarë është arritur në dialog përgjatë mandatit tonë që nga viti 2019. Gjithashtu do të jetë me rëndësi për ne të kuptojmë më shumë se si të dyja palët e shohin të ardhmen e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe se si duan ta vazhdojnë këtë proces”, tha zoti Borrell, duke shprehur keqardhjen që palët nuk kanë filluar zbatimin e marrëveshjes së arritur vitin e kaluar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Do të diskutojmë hapat e ardhshëm. Është e qartë se ajo që është arritur duhet të zbatohet. Marrëveshjet janë themeli i veprimit por veprimi duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen. Zbatimi është fjala thelbësore dhe sot ne do të punojmë në hapat e ardhshëm konkret për këtë zbatim, tejkalimin e krizave të përditshme deri në angazhimin e plotë në procesin e normalizimit”, theksoi ai.

Kosova nuk ka filluar ende procesin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia ka thënë se nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që çojnë në njohjen ‘de facto’ apo ‘de jure’ të Kosovës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në Bruksel se nuk pret asgjë nga biseda me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por do të dëgjojë me vëmendje zotërinjtë Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, për të cilët tha se janë duke punuar në rrethana të vështira.

“Ata kanë dikë që i urren shumë serbët dhe jeton për të dëmtuar serbët. Ne do të luftojmë për interesin e popullit tonë në Kosovë dhe për të vënë në dukje pozitën e vështirë të popullit tonë”, tha presidenti serb, duke ritheksuar se Kosova nuk ka bërë asgjë për të zbatuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha para se të nisej për në Bruksel se “marrëveshja e bën normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen de facto, së paku de facto, në qendër. Prandaj kjo është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë por e cila nuk është realizuar deri më sot për shkak se para se të kemi edhe zbatim të marrëveshjes, kemi pasur shkelje sistematike të saj që ka kulmuar me letrën e ish kryeministres serbe (Ana) Bërnabiç nga 13 dhjetori i vitit të kaluar ku Serbia praktikisht u tërhoq nga marrëveshja bazike dhe prej aty na vijnë që të gjitha problemet”.

Takimi i sotëm mund të jetë i fundit nën ndërmjetësimin e zotit Borrell i cili në vjeshtë duhet t’i lërë postin pasardhësit të tij, zgjedhja e të cilit mund të vendoset ditëve të ardhshme në takimin e udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në fund të mandatit është edhe i dërguari Lajçak i cili është emëruar ambasador i bllokut në Zvicër, por gjatë vizitës së fundit në rajon tha se do të qëndrojë në postin aktual deri në muajin janar.

Takimi i sotëm sipas vëzhguesve të pavarur është një mundësi për zyrtarët evropianë që të pohojnë se procesi i normalizimit po vazhdon dhe palët janë të përkushtuara për të zbatuar marrëveshjen, me të cilën kushtëzohet përparimi drejt integrimeve evropiane.

Të dyja palëve u është kushtëzuar edhe ndarja e parave nga Plani Evropian i Rritjes për Ballkanin Perëndimor me përparimin në bisedime dhe ky mund të ketë qenë nxitësi kryesor për pjesëmarrjen e tyre në takimin e sotëm.

Takimi i fundit ndërmjet të dy udhëheqësve është mbajtur në shtator të vitit të kaluar, pak ditë para ngjarjeve të 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie. Tre nga sulmuesit mbetën të vrarë gjatë përleshjeve./voa

Etiketa: KosoveSerbi

Lajme të lidhura

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
Para
Berisha mori vulën, Alibeaj: Basha me parti të re

Berisha mori vulën, Alibeaj: Basha me parti të re

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem
Botë

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25

Për dy vjet gjatë luftës në Gaza, të gjitha festimet publike për Krishtlindje u anuluan në Betlehem, ku të krishterët...

Lexo më shumë
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com