GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Iu sekuestruan 50 mln Euro/ Kush janë Kristian dhe Drilona Boçi, emra të njohur në rrjetet sociale

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Iu sekuestruan 50 mln Euro/ Kush janë Kristian dhe Drilona Boçi, emra të njohur në rrjetet sociale

Kristian dhe Drilona Boçi

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të Kristian Boçit, emër i njohur në mediat sociale, Elman Bules si dhe 5 personave të tjerë të lidhur me ta.

Sipas akuzës, Elman Abule në bashkëpunim me Boçin dhe persona të tjerë, kanë themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin maskimin e kryerjes së aktiviteteve të paligjshme, një skemë e mirëfilltë e pastrimit të parave.

Kush janë Kristian dhe Drilona Boçi

Drilona Boçi zotëron një nga atelietë më të njohura të veshjeve në Tiranë. Ajo ka marrë pjesë edhe në konkurse bukurie si dhe është e diplomuar për drejtësi.

Nga martesa me Kristian Boçi ka dy fëmijë.

Kristian njihet si influencer në rrjetet sociale dhe mbështetës i sportistëve të boksit. Ai njihet gjithashtu edhe për miqësinë e ngushtë me Bes Kallakun.

50 milionë euro pasuri, në pronësi të 7 personave, të dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, janë sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës. Në një njoftim për mediat, organi i akuzës thotë se nën sekuestro janë vendosur gjithashtu edhe subjekte tregtare po në pronësi të personave në fjalë.

Në mesin e personave që u është sekuestruar kjo pasuri janë Elman Abule dhe bashkëshortet Kristian e Drilona Boçi e, këta të fundit personazhe të njohur në rrjetet sociale. Të përfshira sipas akuzën janë edhe bashkëshortet e tyre.

Prokuroria e Tiranës thotë se Elman Abule në bashkëpunim me Boçin dhe persona të tjerë, kanë themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin maskimin e kryerjes së aktiviteteve të paligjshme, një skemë e mirëfilltë e pastrimit të parave.

“Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se Elman Abule në bashkëpunim me shtetasin Kristian Boçi, Ender Boçi, etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Elman Abule rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

“Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, Elman Abule ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të Kristian Boçit, apo Vladimir Avrami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale”, thotë prokuroria e Tiranës.

Akuza zbulon edhe sesi funksiononte kjo skemë.

“Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje-blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anulimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditërisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërive me kuota të përbashkëta midis shtetasve Elman Abule dhe Kristian Boçi, apo midis Kristian Boçi dhe Ender Boçi, duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektive, blerja e HEC-eve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Lexo edhe:

Dyshimet për pastrim parash/ Zbardhen kompanitë dhe pasuritë e sekuestruara me vlerë 50 mln Euro (Lista e plotë)

Etiketa: Drilona BoçiKristian Boçi

Lajme të lidhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht
Breaking Views

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Para
Shëndetësia falas? Banka Botërore: Shqiptarët shpenzojnë 700 – 750 mln $ në vit nga xhepi

Shëndetësia falas? Banka Botërore: Shqiptarët shpenzojnë 700 – 750 mln $ në vit nga xhepi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com