GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Mariglen Disha i dhuroi Artur Caushajt “çekun” 776 MLN lekë, denoncohet në KPP nga firma me ofertën më të lirë

13:44 - 28/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Mariglen Disha i dhuroi Artur Caushajt “çekun” 776 MLN lekë, denoncohet në KPP nga firma me ofertën më të lirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, ka përfunduar në KPP për shkak të  abuzimeve me tenderët. Gijotina.com ka denoncuar disa herë kontratat korruptive që firmos Disha sidomos për rrugët e zonave periferike, por këtë herë çështja ka shkuar edhe më tej. Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Sistemim asfaltim i rrugës së fshatit Vehcan, faza e I-rë Njësia Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd” me fond limit 776 milionë lekë.

Më datë 21 qershor 2024, Gijotina.com ka nxjerrë në pah se po hidhen shumë lekë për një shërbim që mund të kushtonte shumë më pak, pasi sipas dokumenteve të projektit, gjatësia e kësaj rruge është vetëm 3.3 km.

Në preventivin e publikuar tregohet se do të bëhen gërmime për të sheshuar rrugën, më pas do të hidhet çakëll dhe 4 cm asfalt.

Më tutje është evidentuar se kontrata është firmosur në shkelje të ligjit mbi prokurimet, pasi është eliminuar konkurrenca.

Kryetari Disha i kishte mundësitë për të zhvilluar një garë konkurruese, sepse fillimisht janë paraqitur 6 oferta, madje dy prej tyre ishin më të lira se sa propozimi i firmës fituese. Sipas dokumenteve 5 firma janë skualifikuar që në fazën e parë, pasi nuk kanë dorëzuar dëshmi që kanë 4 eskavatoristë, ose i kanë të angazhuar edhe në projekte të tjera. Kështu, në fazën finale mbeti vetëm firma  “L.T.E CONSTRUCTION, me ofertë 612 milionë lekë.

Denoncimi

Kjo skemë u denoncua si abuzive nga Gijotina.com, duke marrë parasysh edhe ‘Flamurin e Kuq’ që i është vendosur nga Open Data Albania, për riskun e korrupsionit.

Por, tani pikërisht kompania pjesëmarrëse në tender me ofertën më ekonomike, ka bërë denoncimin në Komisionin e Prokurimit Publik.

Në datën 26 qershor 2024, nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e BOE “Sireta 2F” SHPK & “Lis Konstruksion” SHPK për procedurën e prokurimit.

 

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik ankimues BOE “Sireta 2F” SHPK & “Lis Konstruksion” SHPK.

Sipas dokumenteve, oferta e këtyre dy operatorëve është skualifikuar me argumentin se:

“Nuk ka deklaruar pajisjet e domosdoshme për kryerjen e këtij investimi duke u nisur nga lloji dhe sasia e volumeve të punimeve dhe afati i punimeve si dhe kushtet në të cilat do të kryhet ky investim, Nisur nga kjo KVO gjykon se Shoqëria “LIS KONSTRUKSION“ shpk nuk përmbush përqindjen e Marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur më Datë 08.05.2024, pasi nuk disponon mjetet/pajisjet/makineritë e nevojshme për realizimin e punimeve objekt kontrate për punimet te cilat ka marre përsipër.”

Por, ankimuesi shprehet se në dokumentet e dorëzuara prezantohet se ato shërbime që nuk i plotëson LIS KONSTRUKSION“ shpk do të bëhen nga bashkëpunëtori. Prandaj edhe janë bashkuar në këtë ofertë, por me sa duket komisioni vlerësues nuk i ka shqyrtuar fare dokumentet e tyre, edhe pse kishin propozimin më ekonomik.

Gijotina.com ka raportuar se ky tender mban era korrupsion me  një vlerë të konsiderueshme që paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë! Nëse KPP do të mbajë anën e kryebashkiakut, urojmë që biznesmenët të bëhen më të guximshëm dhe të kallëzojnë në SPAK këtë shkelje të barazisë në tender.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDenoncimfshatKPPMariglen Disharruge

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Rama: Do ngremë çarqe për të kapur ‘minjtë’ në zyrat e shtetit

Rama: Do ngremë çarqe për të kapur ‘minjtë’ në zyrat e shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com