GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reforma Zgjedhore në vendnumëro, PS nuk pranon rikthimin e koalicioneve

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Ediskobari që flamurin e Skënderbeut e zëvendësoi me atë të karteleve të drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Palët politike ende nuk po gjejnë dakordësi për reformën zgjedhore. Këtë e konfirmuan këtë të premte përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së pas mbledhjes së grupit të dialogut.

Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi theksoi se rikthimi i koalicioneve zgjedhore është një ndër kërkesat kryesore të Partisë Demokratike për “Zgjedhoren”.

Kërkesë që po refuzohet nga mazhoranca.

“Rikthimi te marrëveshja e 5 qershorit 2020 e nënshkruar me konsensus PS-PD, e mbështetur nga Sekretari i Shtetit dhe nga nivelet më të larta të diplomacisë të BE në Bruksel apo kryeqytetet e rëndësishme të Europës në atë kohë. E për rrjedhojë është një marrëveshje që qëndron sot e kësaj dite, pavarësisht se e shkelur. Refuzimi i maxhorancës për të pranuar që t’i rikthehemi një dakordësie të përbashkët bëhet me pretendimin se ne tashmë këtë e kemi bërë dhe nuk kthehemi”, tha Bylykbashi, në një prononcim për gazetarët.

Sipas tij, arsyeja se pse nuk pranohet nga PS rikthimi i koalicioneve është frika e kryeministrit Edi Rama se ky mekanizëm do sjell rotacion pushteti.

“Ai e di që një koalicion, siç ai e pati në vitin 2013, e di që kthen opozitën në pushtet dhe prodhon rotacionin politik. Dhe ai e di shumë mirë që rotacioni do të hapë gropën politike dhe penale për të dhe të tjerët. Mbajtja peng ka vetëm një qëllim, imunitetin e pushtetit, që t’i bëjë presion sistemit të drejtësisë”, tha Bylykbashi.

Edhe përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri konfirmoi se Partia Socialiste nuk dëshiron rikthimin e koalicioneve. Gjiknuri tha se opozita kërkon rikthimin e marrëveshjes së 5 qershorit, gjë që sipas tij është e ezauruar dhe nuk do të ketë kthim pas.

Sa i përket votës së diasporës, Gjiknuri u shpreh se është marrë në shqyrtim një propozim i bërë nga disa deputetë demokratë i cili parashikon që emigrantët të votojnë atje ku kanë pasur vendbanimin e fundit.

“Nuk kemi një konkluzion për shumë çështje që duhet të ishin adresuar si rekomandimet e ODIHR pasi opozita kërkon rikthimin e marrëveshjes së 5 qershorit që është vetëm datë historike dhe nuk kanë asnjë vlerë juridike sepse ndryshimet e kodit iu nënshtruan certifikimit të Venecias. Duhet të adresojmë dy çështje që janë Kushtetuese. E para ka të bëjë me votën e diasporës dhe kemi marrë dhe propozimin e disa kolegëve të opozitës që vota e diasporës të llogaritet atje ku votuesi ka pasur vendbanimin e fundit, lehtësia e regjistrimit mes KQZ e më pas në gjendjen civile. Kjo do të jetë baza e pr.ligjit”, tha Gjiknuri për gazetarët.

“Çështja e dytë është formula e herësit për shpërndarjen e mandateve brenda forcave politike. Ne jemi të hapur për konsensus, do dalim me propozimet tona dhe nëse do të ketë dakordësi do vijojmë me ndryshime. Dhashë garancinë që ne jemi gati të financojmë votimin dhe numërimin e votave në 4 qarqet e mëdha. Nuk e di, PD duket sikur ka hequr dorë dhe nga ky propozim, duket sikur nuk ka besim”, shtoi ai.

Etiketa: Kryesore1PDPSReforma Zgjedhore

Lajme të lidhura

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin
Aktualitet

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

11:26 - 03/08/26
Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë
Aktualitet

Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

11:07 - 03/08/26
Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën
Aktualitet

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

10:40 - 03/08/26
Para
Serbët të dhunshëm dhe jashtë fushave, portieri u rrah në pub para ndeshjes me Danimarkën

Serbët të dhunshëm dhe jashtë fushave, portieri u rrah në pub para ndeshjes me Danimarkën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin
Aktualitet

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

11:26 - 03/08/26

Dhjetëra banorë të Patosit janë mbledhur sot përpara godinës së Bashkisë, duke protestuar kundër reformës së re administrative dhe propozimit...

Lexo më shumë
Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

11:07 - 03/08/26
Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

11:02 - 03/08/26
Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

10:40 - 03/08/26
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

10:38 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com