GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Duka shuan zërat për largimin e trajnerit: Në Botëror shkojmë me Silvinjon

07:59 - 29/06/24
në KRYESORE, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Viti magjik i kombëtares/ Vizioni i Dukës, pasioni i Sylvinhos dhe shpirti kuqezi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, preku disa tema mjaft interesante mbrëmjen e djeshme, i ftuar në emisonin “Europiani 3D” në Radio Televizionin Shqiptar.

Mes tyre ishte kontrata e Silvinjos dhe forma fizike e Armando Brojës në Euro 2024.

Në ditët e fundit mediet e ndryshme kanë spekuluar shumë sa i përket së ardhmes të komisarit teknik të Shqipërisë. Mbi këtë çështje kreu i FSHF-së u përgjigj duke shpjeguar të gjithë situatën.

“Nuk mendoj se Silvinjo do të shkojë në Portugali. Ne ende nuk i kemi ofruar një kontratë të re, por mund t’iu them se jemi në përpilim e sipër të kontrate,” pranoi Duka, i cili la të kuptohej se me kushtet e përmirësuara trajneri brazilian kishte tendencë që të pranonte.

Një tjetër argument i trajtuar gjatë intervistës, Armand Duka bëri bilancin e Shqipërisë në “Euro 2024”.

“Mendoj se kemi bërë dy ndeshje e gjysmë të mira. Nëse do të kishim një grup më të lehtë mund të kishin rezultat më të mirë. Prapë nuk më vjen keq me atë që kemi bërë. Ne nuk duhet të harrojmë nga e kemi nisur dhe duhet të jemi krenarë që kjo skuadër ishte pjesë e Europianit. Me Spanjën dhe me Kroacinë ishim shumë mirë ndërsa me Italinë kemi luajtur vetëm 45’ si duhet. Mendoj se në këtë ndeshje po të kishim luajtur të 90 minutat mund të kishim marrë një pikë,” pohoi Duka.

Në fund të fjalës së tij, Duka tha se ishte krenar për Shqipërinë në Euro 2024 për një motiv të thjeshtë: “Kemi qenë në lojë deri në minutën e fundit dhe kjo është diçka pozitive. Nuk duhet që të harrojmë nga e kemi nisur. Shqipëria është një realitet i ri dhe duhet bërë durim. Në të tilla kompeticione duhet shumë eksperienca.”

Armand Duka pranoi që kishte një çështje “Broja”, teksa nënvizoi një fakt të rëndësishëm: “Broja është lojtari më i talentuar që kemi. Për fatin tonë të keq lojtari vjen pas një dëmtimi, i cili pengoi që të rikuperonte formën e vet më të mirë. Sigurisht që me Brojën në formën e vet maksimale ne do të kishim tjetër peshë në fushë.”

Në fund, numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit deklaroi se Shqipëria ka shanse reale për t’u kualifikuar në Botërorin e 2026.

Etiketa: Armand DukafshfkombetarjaKryesore1Shqiperia

Lajme të lidhura

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Para
Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi: Kam vuajtur njësoj me dhimbjet e pacientit!

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi: Kam vuajtur njësoj me dhimbjet e pacientit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com