GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shoqëroi Ervis Martinajn, Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë për dënimin me 2 vite e 10 muaj burg të Jeton Lamit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Jeton Lami ‘besnik’ ndaj Ervis Martinajt, nuk flet për asgjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-agjenti i Forcës së Posaçme Operacionale dhe njëherësh miku i biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, Jeton Lami ka përfunduar në Gjykatën e Lartë.

Prokuroria e Lezhës ka bërë rekurs dhe nuk ka pranuar vendimin për dënimin me 2 vite e 10 muaj burg.

Jeton Lami shoqëronte biznesmenin Ervis Martinaj gjatë kohës që ishte në detyrë si agjent i Operacionales, duke bërë që i shumëkërkuari i drejtësisë t’i shmangej armiqve dhe kontrolleve që bëheshin për lokalizimin e tij.

Çështja është hedhur në short dhe do të gjykohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.Ai është shpallur fajor pasi u akuzua se kishte shpërdoruar detyrën, sepse në vend që t’i hidhte prangat Ervis Martinaj, ishte bërë shofer dhe truproja e tij.

Në fakt, edhe vetë Jeton Lami ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkon pafajësi për këtë vepër penale.

Ai pretendon se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi faktin e dinin vetëm eprorët por jo ai dhe agjentët e tjerë të Forcës Operacionale.

Jeton Lami rezulton se është personi i fundit që ka parë Ervis Martinaj, pasi e ka marrë me makinën Audi A8 dhe e ka dërguar në një hotel në Durrës, bashkë me të dashurën e tij. Pamjet e kamerave të sigurisë të datës 7 Gusht 2022 dhe të dytëve më pas, 9 Gusht janë të vetmet ku shfaqet personazhi i cilësuar si “mbreti i kumarit”.

Prej datës 10 Gusht 2022, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur pa gjurmë dhe për këtë fakt, familja ka bërë në të njëjtën datë kallëzim në Policinë e Kurbinit. Ishin vetë ata që gjetën pamjet e kamerave të sigurisë ditë më pas, duke i dorëzuar pranë autoriteteve dhe aty u identifikua dhe Jeton Lami.

Etiketa: Ervis MartinajGjykata e LarteJeton Lami

Lajme të lidhura

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

20:28 - 06/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Ndërron jetë në Spitalin e Traumës burri që ra nga skela në Sarandë
Aktualitet

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës burri që ra nga skela në Sarandë

20:03 - 06/10/26
Para
Sulmohet ambasada izraelite në Serbi, vritet 1 person

Sulmohet ambasada izraelite në Serbi, vritet 1 person

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi
Breaking Views

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi

23:21 - 06/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se e pranojnë kandidaten e propozuar nga kryeminsitri Albin Kurti,...

Lexo më shumë
Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

22:46 - 06/10/26
“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

21:43 - 06/10/26
Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

21:07 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com