Makina e një punonjësi policie pranë patrullës se përgjithshme në Lezhë ka shpërthyer në flakë.
Paraprakisht dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme, sipas burimeve në vendin e ngjarjes.
Sipas banorëve të pallatit, kanë parë disa persona pranë makinës dhe pak minuta me vonë makina ka shpërthyer në flakë.
Makina ka qenë e parkuar në lagjen Besëlidhja pranë një blloku pallatesh pak metra larg policisë.
Ndërsa, policia ka shoqëruar një person.
Discussion about this post