GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rrugëtimi në Euro 2024, Presidenti Duka: Ishte grupi më i vështirë por Shqipëria bëri mirë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrugëtimi në Euro 2024, Presidenti Duka: Ishte grupi më i vështirë por Shqipëria bëri mirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ndoqi nga afër ndeshjen e raundit të 1/16-ave Angli – Sllovaki, në Gelsenkirchen në stadiumin “Arena AufSchalke”. Një takimi emocionuese që u vendos vetëm në kohën shtesë dhe në fund Angli u kualifikua më tej pas fitores me rezultatin 2-1.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në ambientet e jashtme të stadiumit “Arena AufSchalke” Presidenti Duka ka zhvilluar një intervistë për Klan Kosova me gazetarin Arlind Sadiku. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar foli për emocionet e takimit Angli-Sllovaki, rrugëtimin e Kombëtares në “Euro 2024” dhe të ardhmen e trajnerit Silvinjo.

Ndoqët nga afër takimin Angli – Sllovaki, si ju duk ndeshja? – Ndeshja ishte e bukur dhe emocionuese. Sllovakia ishte shumë afër kualifikimit dhe do të ishte mirë nëse do të kalonte. Por nuk pati fat në çastet e fundit, pësoi golin dhe në shtesë mori një gol të shpejtë. Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe emocionuese.

Rrugëtimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian? – Për mendimin tim ka qenë një paraqitje pozitive e ekipit shqiptar, në tre ndeshjet, ose më mirë mund të them në dy ndeshje e gjysmë në ndeshjen e dytë dhe të tretë. Me pikë nuk jemi të kënaqur pasi morëm vetëm një në tre ndeshje. Ishte grupi më i vështirë i Europianit. Në total paraqitja ishte shumë e mirë, mund të kishim marrë më shumë në tre ndeshjet, nëse do kishim guxuar, nëse do kishim besuar më shumë. Paraqitja në përgjithësi ishte e mirë, tifozeria ishte fantastike. U pa edhe sot më shumë atmosferë se kanë krijuar tifozët në ndeshjet tona nuk është krijuar në ndeshjet e tjera. Jo vetëm me atmosferë por në të gjitha këndvështrimet. Çdo gjë ishte e mirë dhe fantastike.

E ardhmja e trajnerit Silvinjo? – E kam thënë Silvinjos i ka mbaruar kontrata pas Europianit, por ne jemi në mirëkuptim për ta vazhduar atë, pavarësisht se nuk është hedhur firma. Ka shkuar të pushojë disa ditë dhe javën tjetër do të takohemi sërish për të diskutuar këtë temë dhe për të vazhduar punën.

Etiketa: dukaEuro 2024

Lajme të lidhura

Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon
Sport

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri
Sport

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës
Sport

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

12:07 - 01/06/26
Para
Nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më!”, Rama reagon për vdekjen e Kadaresë

Nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më!", Rama reagon për vdekjen e Kadaresë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun: Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë!
Botë

“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun: Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë!

10:00 - 02/06/26

Presidenti amerikan, Donald Trump sulmoi ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përshkallëzimin e situatës në Liban nga Izraeli, në një...

Lexo më shumë
Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

09:37 - 02/06/26
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

09:02 - 02/06/26
Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari (Emri)

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari (Emri)

08:38 - 02/06/26
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të paguar administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të paguar administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş