GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ministria e Drejtësisë kërkesë Dubait: Na ekstradoni Durim Bamin

17:33 - 01/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministria e Drejtësisë kërkesë Dubait: Na ekstradoni Durim Bamin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e shtetasit Durim Bami në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kërkesa e firmosur nga ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, është përcjellë në rrugë shkresore dhe elektronike. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë bënë me dije se është marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe. Durim Bami doli në bisedat e Sky teksa planifikonte vrasjen e Arben Ndokës, Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit.

Më herët, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e Durim Bamit.

Duhet theksuar se Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi më Dubain, sjellja e tij drejt vendit tonë cilësohet i vështirë.

Edhe më herë, në këtë shtet ka pasur ndalime të disa personave të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Megjithatë, sipas ekspertëve të fushës, ekstradimi i tyre është i vështirë për shkak të një mungese ekstradimi me dy vendeve.

I vetmi i ekstraduar nga Dubai është Bruno Çobo – në mars të këtij viti, i cili akuzohet se bashkë me 16 të tjerë ka mashtruar shtetas italianë nëpërmjet “call center”, në shumën 4.7 milionë euro. Megjithatë rasti i tij ishte i veçante, pasi siç u shpreh publikisht avokati i Çobos, klienti i tij kishte kërkuar vetë që të dorëzohej te autoritetet shqiptare.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka premtuar disa herë se do të kryhet ekstradimi i të arrestuarve në Dubai – që ka fituar reputacionin e një vendstrehimi të sigurt të personave në kërkim në drejtësia. Megjithatë, rasti specifik i Çobos mbetet i vetmi ekstradim deri më sot.

Pamundësinë e ekstradimeve nga Dubai e konsideroi si problematike edhe kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë raportimit të fundit në komisionin parlamentar të ligjeve. Dumani tha problematika është konstatuar edhe në raportin e një viti dhe parë dhe theksoi se mbetet ende. “Numri i personave që janë në Dubai dhe janë në kërkim nga SPAK vijon të rritet, është një problematikë që duhet të gjejë zgjidhje”, shtoi ai.

Lexo edhe:

Ndoka e donte të vdekur, Martinaj financonte/ Si dështuan tentativat për vrasjen e Durim Bamit – Përgjimet

Si Bami organizoi hakmarrjen? Bashkoi forcat me Dukët, Doklen dhe armiqtë e Martinajt

Etiketa: DubaiDurim Bamiekstradim

Lajme të lidhura

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani
Aktualitet

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Para
Nuk mund ta besoni vlerën e pasurisë marramendëse të Dua Lipës!

Dua Lipa “bllokon” Wembley-n, do të mbajë koncertin më të madh të saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com