Dinamo ka zyrtarizuar dy afrime të rëndësishme në merkato. Kryeqytetasit, njoftuan firmën me portierin Aldo Teqja.
Ky i fundit vjen nga Flamurtari në Kategorinë e Parë, ndërsa e njeh mirë Superioren, për shkak se në të kaluarën ka luajtur me Partizanin dhe Skënderbeun.
Me Dinamon, ka firmosur edhe një tjetër lojtar që spikati në Kategorinë e Parë.
Bëhet fjalë për sulmuesin 23-vjeccar, Eridon Qardaku, që spikati me Bylisin dhe më pas me Vorën.
Discussion about this post