GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqi në Spanjë, Lulzim Berisha refuzon ekstradimin: Jam biznesmen, në Shqipëri duan të më vrasin

14:34 - 02/07/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ishte si turist”, mediat spanjolle për arrestimin e Lulzim Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë për llogari të autoriteteve shqiptare, kërkon të mos ekstradohet. Në seancën gjyqësore për ekstradimin e tij, sipas raportimeve të mediave spanjolle, Lulzim Berisha është shprehur se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

“Infobae” shkruan se Lulim Berisha ka kundërshtuar ekstradimin me argumentin se ka frikë për jetën në Shqipëria, sepse pret një hakmarrje të mundshme për veprimet e tij të kaluara.

Ai ka deklaruar se në Shqipëri ka rënë pre e katër sulmeve dhe  shtëpia e tij është goditur me anti-tank.

Berisha e ka përshkruar veten si një sipërmarrës dhe është shprehur i penduar që familja e tij duhej të ikte në Suedi nga frika e hakmarrjeve.

“Po ashtu, ai ka treguar se mund të përfitojë pjesërisht nga një ligj amnistie i miratuar në vendin e tij dhe se Prokuroria shqiptare ka kërkuar mbylljen e hetimeve në lidhje me sulmin me bombë në ashensor dhe se ka kërkuar azil në Spanja”, raporton media spanjolle.

Të njëjtin argument dha edhe mbrojtja e Lulzim Berishës. Ai tha se ka raporte të policisë që tregojnë se klienti i tij mund të jetë objekt hakmarrjeje për ngjarjet e kaluara. “I hodhën granatë, donin ta vrisnin, i vunë bomba…”, shpjegoi ai.

Kundër ka dalë prokuroria spanjolle që i ka kërkuar gjykatës ekstradimin e Lulzim Berishës.

Lidhur me hakmarrjen e mundshme të mëshuar nga mbrojtja, prokurori shpjegoi se kjo mundësi “është një ndjenjë e zakonshme njerëzore në shumicën e kulturave”, por ka sqaruar se është kontradiktore që Lulzim Berisha ta pretendojë këtë dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar largimin e tij të parakohshëm nga burgu në Shqipëri.

Gjithashtu, prokurori vuri në dukje se në kërkesën e mbrojtjes për moskestrdim ka një dokument të vitit 2015 që pretendon se Lulzim Berishës i rrezikohet jeta, por jashtë burgut. Pra, nuk ka frikë racionale në rastin kur lihet në duart e organeve të shtetit kërkues, argumentoi akuza.

Gjykata do të vendosë në një moment të dytë lidhur me ekstradimin e Lulzim Berishës.

Përballja me drejtësinë në Shqipëri

Pas arrestimit të bujshëm të 6 prillit 2006, Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza për Lulzim Berishën, mes të cilave krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera mes viteve 1998-1999.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli.

Megjithatë, një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2014 rrëzoi dënimin maksimal dhe vendosi 25 vjet burg për ish-kreun e bandës së Durrësit.

Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm, Lulzim Berisha i drejtoi Gjykatës së Durrësit një lumë kërkesash për ulje dënimi gjatë viteve 2015-2016 dhe fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Apelit të Durrësit, edhe falë mbështetjes së ish-kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili i dha gjykatës garanci se Berisha do të punësohej në Bashkinë e Durrësit, nëse ai nuk gjente punë në sektorin privat.

Ky vendim u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2021, duke e rikthyer Berishën në listën e personave të kërkuar.

Në dhjetor 2020, SPAK e akuzoi Berishën dhe kunatin e tij edhe për vrasjen e Vajdin Lamajt, por tre vjet më vonë, prokurorët kërkuan pushimin e akuzave në gjykatë për mungesë provash (Fakt që u përdor nga Lulzim Berisha edhe në seancën gjyqësore në Spanjë). Kërkesa e SPAK u refuzua nga Gjykata në muajin Shkurt, që e riktheu dosjen për rihetim.

Lulzim Berisha u arrestua në vitin 2023 në Alicante të Spanjës, për llogari të autoriteteve shqiptare.

Etiketa: ekstradimKryesore1Lulzim Berishaspanjë

Lajme të lidhura

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër
Aktualitet

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Para
PD kërkesë Prokurorisë: Verifikoni kryebashkiakun Tonin Marinaj, i akuzuar nga Italia si kreu i organizatës kriminale…

PD kërkesë Prokurorisë: Verifikoni kryebashkiakun Tonin Marinaj, i akuzuar nga Italia si kreu i organizatës kriminale...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com