GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

De La Fuente vlerëson Gjermaninë: Ndeshje e denjë për finale

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
De La Fuente vlerëson Gjermaninë: Ndeshje e denjë për finale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luis De La Fuente dhe Spanja e tij do kërkojnë që të largojnë nga gara Gjermaninë, që e luan këtë Europian në shtëpinë e saj. Trajneri i “La Roja” në konferencën për shtyp rezervoi fjalë mjaft të mira për kundërshtarin, por në krahun tjetër tregoi besimin që ka se të besuarit e tij mund ta kalojnë me sukses dhe këtë ndeshje të vështirë.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e ekuilibruar. Mund të ishte dhe finalja e Europianit një përballje e tillë. Gjermania është mjaft e rrezikshme në minutat e para dhe ndaj duhet kujdes maksimal dhe t’i përgjigjemi me të njëjtën mënyrë. Duhet të jemi vigjilent që në minutën e parë. Ne e njohim ekipin e tyre, por ne do të bëjmë punën tonë. Qëllimi ynë do të jetë të shfrytëzojmë momentet e tyre të dobësisë. Jemi jashtëzakonisht të përqendruar për këtë ndeshje”.

Trajneri i Spanjës, po ashtu foli dhe për Toni Kroos, duke treguar se ndjen keqardhje që një lojtar i tillë, i cili performon në ato nivele nuk do të jetë më në aktivitet pas Europianit.

“Ai është një lojtar i klasit botëror. Një ditë çdo futbollist e lë futbollin, por futbolli nuk i lë kurrë lojtarët si Kroos… Ai ka shumë talent. Kur futbollistët e kanë përballë një lojtar si ai ndihen në vështirësi.  Është mëkat që ai po tërhiqet, do të doja të vazhdoja ta shikoja atë duke luajtur”.

Së bashku me De La Fuente në konferencë për shtyp ishte dhe Dani Carvajal, mbrojtësi i Spanjës, i cili deklaroi se vetëm detajet do bëjnë diferencat në fushën e lojës, duke i konsideruar ekipet e barabarta.

“Kam një ndjenjë të mrekullueshme për këtë ndeshje, Të gjithë janë të qetë. Ne e dimë se duhet të luajmë një lojë të shkëlqyer për t’i mposhtur kundërshtarët tanë. Kemi një ekip që ka siguri dhe shumë energji. Mundësitë për kualifikim janë 50-50 dhe vetëm detajet do të bëjnë dallimin”.

Etiketa: De La FuenteEuro 2024Gjermanispanjë

Lajme të lidhura

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë
Sport

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26
UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri
Sport

UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri

13:08 - 01/10/26
Para
ZYRTARE/ Talenti kuqezi firmos kontratë profesioniste me Arsenalin

ZYRTARE/ Talenti kuqezi firmos kontratë profesioniste me Arsenalin

Discussion about this post

TË FUNDIT

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen e tretë të UEFA Nations League ndaj Finlandës. Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando...

Lexo më shumë
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

14:01 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com