GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KQZ merr vendimin: Mandati i Fredi Belerit është i pavlefshëm

11:45 - 05/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
KQZ merr vendimin: Mandati i Fredi Belerit është i pavlefshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë këtë të premte vendimin për mandatin e Fredi Belerit, i cili u zgjodh në 14 maj në krye të bashkisë së Himarës, por dy ditë para rezultatit, ai u arrestua për blerje votash.

KQZ pas shqyrtimit të çështjes ka marrë vendimin që Fredi Beleri e humbet mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Celibashi argumentoi se në kushtet ku ndodhet Beleri, ligji i dekriminalizimit e ndalon që të kandidojë për postin e kryebashkiakut dhe jo më për ta ushtruar funksionin.

Celibashi, u shpreh se kundër këtij vendimi, mund të bëhet ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes.

“Secila prej palëve, kanë gjykimet e tyre mbi sa thash por është fakt i pakundërshtueshëm, në këtë proces KQZ nuk është futur as për ‘ti shërbyer dikujt dhe as për të prishur interesat e dikujt. Ashtu sikurse çdo vendimmarrje, është e tillë që jo të gjitha palët i kënaqin. Bëj këtë sqarim edhe për shkak të ndonjë kompleksiteti. Nuk kemi pse të fshehim ngarkesën që përmban kjo çështje, në fund ngelet ajo që sa në përputhje me ligjin është kjo vendimmarrje.

Unë mendoj që, KQZ është plotësisht kompetente për ta zhvilluar këtë proces. Dëshira për t’u marrë nuk buron nga asgjë veçse imponohet nga ligji. Afatet janë parashikuar nga kodi zgjedhor, kemi shqyrtuar edhe raste të tjera të ngjashme, edhe pse rasti Beleri dallon në thelbin e vet ligjor. Të vijmë te thelbi, bazueshmëria e vendimit për pavlefshmëri të mandatit të Belerit. Ligji për dekriminalizimin ka si qëllim që të largojë gjithë ata funksionarë publikë, në kushtet kur kanë kryer vepra penale të caktuara. Për rastin kur kandidon është e qartë për të gjithë, diskutimi ngelet nëse një person që e ka marrë këtë funksion publik gjatë ushtrimit të detyrës kryen një vepër penale dhe merr një masë, a është subjekt i ligjit apo jo. Ky është diskutimi,

Nuk është çështje e KQZ se çfarë bëjnë institucionet e tjera. Vendimmarrja e KQZ nuk kushtëzohet nga kjo, vendimmarrja e KQZ përcaktohet nga Kodi zgjedhor. Kemi një kryetar të zgjedhur që nuk është në detyrë për arsye që dihen tashmë, edhe pse me vendim të KQZ është shpallur fitues, por nuk është në kushtet e ushtrimit të detyrës. Për KQZ kjo nuk ka rëndësi, mund të ishte edhe në kushtet e ushtrimit të detyrës. Po e marrim sikur do ishte kryetar dhe mbetet diskutimi, a e ka komptencën KQZ për të zhvleftësuar këtë mandat sipas dekriminalizimit, jam i bindur që PO. Nuk mund të ushtrosh detyrën kur verifikohen kushtet e ndalimit.

Ndoshta kaq qartë në ligj kjo nuk është e shkruar, por në përmbatjetje kjo është shumë e qartë. Jo vetëm për Belerin, port ë gjithë kam keqardhje që humbasin mandatin ata që i kanë marrë këto funksione. Por ky është ligji, kur i zgjedhuri ka një vendim penal të formës së prerë, për një vepër penale që ligji të ndalon të kandidosh dhe të mbash funksionin publik. Me bindje të plotë, unë mendoj se jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të bashkisë Himarë, z. Beleri. Dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat”, u shpreh Celibashi.

Tashmë Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Lexo edhe:

Belerit i hiqet mandati, Dule: KQZ u përdor nga Rama, do ta apelojmë vendimin

Beleri në KQZ: Duhet të betohem e pastaj të më shkarkojnë

Etiketa: beleriKQZKryesore1

Lajme të lidhura

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26
Para
Video – Rama në Dukat për propagandë, pritet me këngë labçe

Video - Rama në Dukat për propagandë, pritet me këngë labçe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët
Sport

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

16:21 - 31/01/26

Vora dhe Flamurtari u ndalën në një barazim 0-0 në ndeshjen që hapi javën e 22-të të Superiores. Sfida nuk...

Lexo më shumë
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com