GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Spanja ia del në shtesë, mund Gjermaninë mes polemikave

në Breaking Views, Euro 2024, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Spanja ia del në shtesë, mund Gjermaninë mes polemikave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spanja ka mundur me rezultatin 2-1 Gjermaninë pas 120 minutave lojë në Shtutgart, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinalen e Europianit.

Spanjollët e filluan ndeshjen me “marshin e pestë”, duke shkaktuar drithërima te kundërshtarët, me anë të Pedrit. Ekipi i Nagelsmann ndërmerr iniciativën për herë të parë në këtë takim në minutën e 10-të, por finalizimi nuk ishte i duhuri.

Në të 14-tën, Yamal provoi nga goditja e dënimit, duke i shkuar shumë afër golit. Në të 20-tën, në krahun tjetër, radhën e pati Havertz, koordinim perfekt me kokë por gjuajtja ishte qëndrore. Në pjesën e mbetur të fraksionit, skuadrat u treguan të kujdesshme, për të mos rrezikuar shumë përpara.

Ekipi i de La Fuentes festoi në minutën e 50-të, Olmo ndëshkoi Neuer në brendësi të zonës, pas një topi të dhënë nga Yamal.

Gjermania shtoi presionin dhe zhvendosi kundërshtarin në gjysmëfushën e vetë. Fyllkryg, pak më vonë, tentoi me kokë, pa rezultat. Sulmuesi ishte një rrezik konstant, vetëm shtylla e ndali në të 76-tën. Me portierin e dalë nga zona e tij, Havertz s’pati shënjestrën e duhur për të mbyllur një herë e mirë llogaritë e takimit. Florian Virtz çoi peshë zemrat e tifozëve,  goli i tij dërgoi sfidën në shtesë.

Koha shtesë solli shumë polemika, pas një prekje të topit me dorë nga Cucurella brenda zonës, por Anthony Taylor nuk e cilësoi si një penallti.

Goli i “La Rojas” erdhi vetëm në minutën e 119’ nga Merino, duke sjellë dhe gjysmëfinalen për ekipin e De La Fuentes.

Nga ana tjetër, organizatorët e Gjermanisë, eliminohen përfundimisht nga ky turnament.

SPANJË 2-1 GJERMANI

Olmo 51′, Merino 119′ / Wirtz 89′

119′ GOOOL SPANJA 2-1/ Merino godet me kokë dhe e çon topin në rrjetë. 

109′ Musiala godet dhe topi ndalet nga Cucurella, me gjermanët që protestojnë për penallti.

(VIDEO)

89′ GOOOL GJERMANIA 1-1/ Wirtz merr një top në zonë dhe me të djathtën e çon në rrjetë.

(VIDEO)

51′ GOOOL SPANJA 1-0/ Yamal pason për Olmon dhe ky i fundit godet drejt rrjetës.

(VIDEO)

gijotina.com/

Etiketa: Euro 2024Kryesore1

Lajme të lidhura

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Aktualitet

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Para
VIDEO/Moment emocionues, Toni Kroos e mbyll me krosin e fundit futbollin e luajtur

VIDEO/Moment emocionues, Toni Kroos e mbyll me krosin e fundit futbollin e luajtur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com