GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi pa garë i Arif Tafanit, 18 milionë lekë për poça rruge

13:10 - 06/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi pa garë i Arif Tafanit, 18 milionë lekë për poça rruge
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fshatrat e Belshit do të ndriçohen më në fund, pasi kryetari i bashkisë, Arif Tafani sapo e bëri tenderin. Kryetari bën një rrugë dhe dy punë: vendos këto llambat, por edhe i jep ca lekë biznesmenit Julian Manehasa. Ky i fundit ka rrëmbyer menjëherë disa tendera në Lushnjë dhe tashmë i ka lidhur telat me Tafanin.

I tillë është tenderi i fundit ku do të shpenzohen 18 milionë lekë për të blerë llamba rruge. Po flasim për prokurimin me numër reference  REF-09688-06-18-2024 dhe objekt ‘Ndriçues rrugor led për fshatrat e Bashkisë Belsh’ i shpallur më datë 19 qershor 2024.

Tafani e la “garën” hapur deri më datë 1 korrik 2024 dhe u mblodhën oferta nga 7 kompani. Nga këto, Adenis Kastrati me vlerë 14 milionë lekë dhe Ervin Luzi PF me vlerë 12 milionë lekë, kishin dorëzuar ofertat më të lira. Gjithsesi, fituesi është i paracaktuar, pasi këto dy kompani sëbashku me 4 kompanitë të tjera u skualifikuan që në fazën e  parë, me argumentin se kanë patur ofertë “anomalisht të ulët”, ndërsa Adenis Kastrati ka patur mungesë në dokumentacione.

Gara prandaj është e zhvilluar me faza, që komisioni për çdo mangësi apo problematik të komunikojë më pjesëmarrësit dhe në rast se ata nuk plotësojnë kërkesat deri në afatin e  fundit, atëherë eliminohen. Por, Tafani ka përtuar të ndjekë këtë proces dhe i ka rënë shkurt, duke përjashtuar të gjitha ofertat, përveç atë fituese. Kështu, firma “T&J Construction” sh.p.k, me pronar Julian Manahasa, edhe pse kishte ofertën më të shtrenjtë u shpall fituese e fondit. Më datë 5 korrik 2024, Tafani e ka bërë publike kontratën përmes Agjencisë Prokurimeve Publike. Menjëherë pas analizimit të të dhënave, Open Data Albania e ka vlerësuar me “Flamur të kuq” për cenim të konkurrencës. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Në foto janë llambat led që kërkohen të furnizohen, ndërsa nuk është e qartë nëse fituesi i tenderit do të bëjë edhe instalimin. “T&J Construction” sh.p.k, në të njëjtën ditë përfitoi një tender pa garë edhe nga Bashkia Lushnjë. E si mund të jetë Arif Tafani jashtë zinxhirit të korrupsionit që bëhet nga bashkitë, prandaj e ka patur të qartë se kujt do t’ia jepte fondin e dritave.

Sakaq, siç raportuam në hyrje të shkrimit, 18 milionë lekë janë vënë në dispozicion për të blerë 250 ndriçues rruge si ato në foto për fshatrat në Belsh. Por, nuk përcaktohet për cilat fshatra dhe për sa ndriçues ka nevojë secili prej tyre, duke ditur që edhe vetë qyteti Belshit ka rrugica të vogla që mbulohen vetëm me disa drita.

Tenderi i është dhënë një kompanie që nuk ka asnjë licencë apo certifikim. Në dokumentin e QKB më poshtë të datës së sotme, tregohet se biznesmeni Manehasa nuk ka ndonjë licencë aktive.

 

Theksojmë se kompania përfituese e këtij tenderi nuk plotëson as kriteret për të marrë pjesë në tender, sepse nuk ka dorëzuar tre bilance të viteve të njëpasnjëshme financiare. E megjithatë, Manehasa mori 18 milionë lekë, duke u skualifikuar 6 operatorë të tjerë, me urdhrin e “Beut” të Belshit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimArif Tafanifshatrrapoca rrugetendeir belshtendera pa garetenderi lushnje

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Dorëheqja e Sunak, kush mund të jetë lideri i ardhshëm i konservatorëve! Ja kandidatët e mundshëm

Dorëheqja e Sunak, kush mund të jetë lideri i ardhshëm i konservatorëve! Ja kandidatët e mundshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26

Belind Këlliçi, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama pas kërcënimeve publike ndaj SPAK ka kaluar...

Lexo më shumë
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26
Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

16:21 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com