GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

E kemi thyer njëherë regjimin totalitar, historia na ka vënë në provë për së dyti

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agron Gjekmarkaj

Protesta si e vetmja rrugë!

Mënyra e vetme që shoqëria shqiptare të ngrihet në lartësinë e shpresave të veta është protesta.

Kur nisem rrugën e lirisë para 34 vitesh besonim sa do ta mundnim varfërinë shumë më shpejt dhe po kaq do të instalonim një shtet të së drejtës.

Varfëria ka trokitur kudo në qytet e fshat sepse  korrupsioni qeveritar ka grabitur në fshat dhe qytet. Paraja publike nuk shkon në të mira publike por në xhepa pushtetarësh dhe klientëve të tyre në biznes. Krimi mbikëqyr proceset ekonomike e politike.

Të tjera  rroga e pensione do kishin shqiptaret  nëse vjedhja nuk do të mbretëronte  sovrane. Skandalet janë karta e identitetit të kësaj qeverie qysh në vitin 2013.  Koncesionet dhe inceneratoret tymi i të cilave del ngadalë mbi pullazin e SPAK janë dy “sukseset” e kësaj qeverie e cila me këto para blen zgjedhjet dhe paguan patronazhistet. Shqipëria ka nevoje për një Qeveri Teknike për të garantuar rrotacionin demokratik.

Institucionet njëra pas tjetrës kanë rënë. Gjithçka është në dorën e një njeriu, në dorën e Edi Rames. Vendi nuk ka President, nuk ka Parlament nuk ka dinamika e logjike institucionale, ka vetëm vullnet despotik.

Drejtësia nuk heton dosjet korruptive të zgjedhjeve ndonëse gjithë shtypi i Evropës ka folur për to e narkotrafikun që ndyn shtetin tonë.

Me 11 Korrik çdo kush gjen motiv për të protestuar për dinjitetin e vet, për të ardhmen e fëmijëve që sot duan vetëm të ikin, të dëbuar nga arrogance e korrupsioni qeveritar, nga banaliteti e idiotësia e tyre mendore.

Kjo qeveri nuk e pranon bashkëjetesën demokratike! Provat e saj per dhunimi e opozitës janë të pafundme. Më e spikatura mbetet ndalimi dhe arrestimi i Kryetarit të PD-së dhe Liderit të Opozitës Sali Berishes pa akuze pa prova.

Ndalimi i shefit të Opozitës është kërcenim per të gjithë. Nuk është më një çështje individuale e nje personaliteti  sado përfaqësues në simboliken e vet por e ndërgjegjes se një populli të raportit të tij me drejtësinë dhe demokracinë.

Një vend i Natos dhe kandidat per në BE megjithëse kësaj qeverie nuk i intereson integrimi si pengese per te vjedhur nuk mund të synoje nxjerrjen jashtë ligjit të Opozites. Burgosja politike është defakto nxjerrje jashtë ligji, bllokim i pluralizmit.

Protesta është mjeti i fundit i cili jo thjesht opozitën por shoqërinë e çon drejt aspiratave të veta. Konformizmi është atentat ndaj së tashmes dhe së nesërmes.

Të rrish indiferent, të shmangesh sot i bie qe nesër do jesh më i pambrojtur, më i kërcënuar, më i patronazhuar , më i kontrolluar në votë dhe në liritë e përditshme.

Me 11 Korrik ne darke duhet të shfaqet shoqëria me gjithë spektrin e saj , ata që e duan  dhe që nuk e duan PD, gjyshër, prind nipa e mbesa. Duhet të jemi bashkë të gjithë ata që bashkohemi në konceptet universale për të mirën, të drejtën dhe të dobishmen.

Kjo është një proteste emancipuese për një Shqipëri më të mirë, kundër korrupsionit, kundër varfërisë, kundër keq qeverisjes, per drejtësi , zgjedhje të lira, integrim e demokraci, për një Shqipëri që i thotë ndal shkretimit. Të gjithë bashkë ja dalim. Le të ikin nga vendi nëse drejtësia si ndal hajdutet dhe batakçinjet  që kanë vetëm bark e prapanica pushteti por duhet të rrinë Shqiptaret zot të vetvetes dhe lirive të tyre. Ne e kemi thyer njëherë regjimin totalitar. Historia na ka vënë në prove per se dyti.

Perseri do ta thyejmë. Projekti për Shqipërinë si gjithë Europa riprezantohet mbrëmjen e 11 Korrikut në Bulevardin Dëshmoret e Kombit!

Etiketa: Gjekmarkaj

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
“Ronaldo humbi dhe ti poston?!”, ndjekësit ‘kryqëzojnë’ Georginën për fotot

“Ronaldo humbi dhe ti poston?!”, ndjekësit ‘kryqëzojnë’ Georginën për fotot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seanca për sterilizimin, Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca për sterilizimin, Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO

13:01 - 29/09/26

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme për të qenë pjesë...

Lexo më shumë
Ndeshja miqësore me Ukrainën/ Kombëtarja U-21 nis grumbullimin në Tiranë, një ndryshim në listë

Ndeshja miqësore me Ukrainën/ Kombëtarja U-21 nis grumbullimin në Tiranë, një ndryshim në listë

12:52 - 29/09/26
OKB e “zhduku“ Edi Ramën nga video zyrtare përmbyllëse e folësve të liderëve botërorë

OKB e “zhduku“ Edi Ramën nga video zyrtare përmbyllëse e folësve të liderëve botërorë

12:39 - 29/09/26
Operacion kundër kultivimit të kanabisit në Qafështamë, dëgjohen të shtëna me armë

Operacion kundër kultivimit të kanabisit në Qafështamë, dëgjohen të shtëna me armë

12:25 - 29/09/26
Rama i kthen reston Tavos, i emëron gruan në krye të FSDKSH-së pas firmave për resortet në Himarë

Rama i kthen reston Tavos, i emëron gruan në krye të FSDKSH-së pas firmave për resortet në Himarë

12:07 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com