GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sot samiti i “Open Balkan” në Tiranë, axhenda dhe marrëveshjet që firmosen

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot samiti i “Open Balkan” në Tiranë, axhenda dhe marrëveshjet që firmosen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Takimi i radhës i “Open Balkan” mes Edi Ramës, Vuçiç dhe Zaev mbahet sot në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme delegacionet zhvilluan një darkë informale në Elbasan aty ku u pritën nga kryeministri Edi Rama. Takimi zyrtar do të zhvillohet sot, në Pallatin e Brigadave, nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Përveç delegacioneve nga të tre vendet, në zhvillimet e nesërme do të marrë pjesë online dhe Oliver Verheli, Komisioner për Zgjerimin dhe Fqinjësinë si dhe Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Në këtë takim do të nënshkruhen 5 marrëveshje.

Folës gjatë punimeve të samitit

  • -Kryeministri Edi Rama
  • -Presidenti serb, Aleksandar Vučić
  • -Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
  • -Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi
  • -Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,
  • -Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
  • -Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek
  • -Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez
  • -Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
  • -Ines Muçostepa, Antoni Peshev

Marrëveshjet që do të nënshkruhen

  • Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
  • Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
  • Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
  • Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
  • Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Në një kohë që kryeministri priste delegacionet në Elbasan, në Tranë dje ish-kryeministri Berisha zhvilloi protestën kundër “Open Balkan”. Protesta nisi nga Partia Demokratike në orën 16:00 duke marshuar më pas drejt Kryeministrisë. Berisha deklaroi se Open Ballkan nuk është një nismë që do të gëzojë asnjëherë mbështetjen e PD. Ish  kryeministri tha se pas kësaj proteste të parë, vala e tyre kundër qeverisë nuk do të ndalet. Në foltoren përpara kryeministrisë u ngjitën ish-presidentë, ish-ministra të jashtëm dhe deputetë të PD. Teksa në bulevard, protestuesit sfiduan shtyllat e larta dhe grisën e më pas dogjën flamurin serb.

Etiketa: Samiti i Open Balkan

Lajme të lidhura

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në RMV
Breaking Views

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në RMV

13:45 - 10/08/26
Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, Prishtina heq banderolën gjigande me mbishkrimin ‘Free Ukraine’
Aktualitet

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, Prishtina heq banderolën gjigande me mbishkrimin ‘Free Ukraine’

14:47 - 09/08/26
Seanca në Kuvendin e Kosovës, plas sherri mes deputetëve, Kurti goditet me vezë
Breaking Views

Seanca në Kuvendin e Kosovës, plas sherri mes deputetëve, Kurti goditet me vezë

12:30 - 08/08/26
Para
Pasojat nga Covid-19, hapet spitali i parë në Shqipëri që i trajton

Pasojat nga Covid-19, hapet spitali i parë në Shqipëri që i trajton

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në RMV
Breaking Views

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në RMV

13:45 - 10/08/26

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dega në Çair të Maqedonisë së Veriut, ka dënuar ashpër përdhosjen e muraleve me figurën...

Lexo më shumë
Shkelqen Taulant Seferi, realizon “dopietë” për Kayserispor (VIDEO)

Shkelqen Taulant Seferi, realizon “dopietë” për Kayserispor (VIDEO)

13:30 - 10/08/26
Sezoni turistik/ Të gjithë drejt Shëngjinit, hëna nis trafik të rënduar në Lezhë

Sezoni turistik/ Të gjithë drejt Shëngjinit, hëna nis trafik të rënduar në Lezhë

13:15 - 10/08/26
Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve, shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda

Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve, shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda

13:00 - 10/08/26
Vazhdon zjarri në Krastë të Krujës, 50 efektivë në terren për izolimin e flakëve

Vazhdon zjarri në Krastë të Krujës, 50 efektivë në terren për izolimin e flakëve

12:30 - 10/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com