GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gjysmëfinalja, Di Maria: Këtë herë, s’do të ketë nevojë për penallti

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Di Maria vendos ta mbyll me Argjentinën: Ky është Botërori im i fundit, ndihem shumë krenar!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 16 vitesh si protagonist absolut dhe njeriu i golave që sjellin trofetë final, Angel Di Maria, do të përshëndesë Kombëtaren e Argjentinës, pas Kupës së Amerikës. Sulmuesi anësor, tashmë 36-vjeçar do t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e kombit të tij, por kërkon që ta mbyllë me festë dhe me mbrojtjen e fronit të këtij turneu.

Di Maria, i cili po mediton se çfarë do të bëjë edhe në karrierën e tij me klubet, ndonëse ka edhe një tjetër vit kontratë me Benfikën, pritet që të rikthehet titullar ndaj Kanadasë, në të gdhirë mes të mërkurës dhe të enjtes (ora 3:00) dhe kjo shihet edhe nga motivimi i tij absolut, me deklaratën përpara sfidës që të dhuron biletën e finales.

“Kanadanë tashmë e njohim shumë mirë, duke qenë se me ta u ndeshëm edhe në fazën e grupeve dhe i mundëm 2-0. Edhe pse ata kanë bërë me të vërtetë një rrugëtim fantastik dhe pak e kishin menduar të tillë, kam dëgjuar se pasi morën një leksion në grup, tani mendojnë se janë në nivelin tonë, por gabohen. Madje unë jam gati që të garantoj se për Kanadanë në gjysmëfinale, çdo sekondë e lojës do të jetë më e frikshme se tjetra, pasi ne duam që të shkojmë në finale dhe askush nuk do të na pengojë që të arrijmë objektivin tonë.

Unë jam më i karikuar se kurrë, duke qenë se këto që më presin do të jenë dy ndeshjet e mia të fundit dhe pa dyshim që dua ta mbyll me Kupën e Amerikës karrierën time me kombëtare. Unë njeriu i golave të finaleve? Këtë herë do të kënaqem edhe me një gol në gjysmëfinale, por e ritheksoj, nëse trajneri Skaloni do, unë ndihem më në formë se kurrë. Madje, pas paraqitjes jo të mirë me Ekuadorin e kam parë grupin shumë të motivuar, ndaj këtë herë ndaj Kanadasë nuk do t’i falemi lotarisë së penalltive për t’u kualifikuar, por duam ta presim shpejt biletën për në finale”, tha njeriu i 143 ndeshjeve dhe 31 golave me Argjentinën.

Etiketa: argjentinadi maria

Lajme të lidhura

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet
Sport

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Para
Drejtori i shkollës trafikant kokaine, si ra në kurthin e Antidrogës

Drejtori i shkollës trafikant kokaine, si ra në kurthin e Antidrogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com