GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dy denoncime për Emiriana Sakon në KPP, blen 250 MLN lekë drita dhe nuk paguan bonusin e të pastrehëve

12:57 - 10/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy denoncime për Emiriana Sakon në KPP, blen 250 MLN lekë drita dhe nuk paguan bonusin e të pastrehëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të dytë brenda viti, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, po i dërgon fondet e bashkisë për llamba rruge dhe shtylla ndriçimi. Megjithëse qindra familje vazhdojë të banojnë me qira për shkak se mbetën të pastrehë nga tërmeti, bashkia nuk i ka në axhendë. Përparësia janë fasadat dhe llambat.

Këtë herë Sako ka hapur një tender të tillë me objekt ‘Rehabilitim i ndriçimit të akseve rrugore në qytetin e Durrësit’. Sipas dokumenteve do të blihen shtylla dhe kabuj për këtë qëllim. Fondi vazhdon të jetë i lartë, këtë herë do të hidhen 250 milionë lekë.

Tenderi është zhvilluar në qershor 2024, por ende nuk është publikuar ndonjë dokument se kush është zgjedhur fitues, pasi janë bërë dy denoncime në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Më 7 korrik 2024 është administruar ankesa e parë nga operatorit ekonomik “ASI-2A CO” SHPK, në pronësi të Astrit Gjikondajt.

Në fakt Sako ka patur marrëdhënie të mirë me këtë biznesmen dhe shpesh i bënte tendera “dhuratë”. Tani qenka prishur marrëdhëniet dhe Gjikondaj po nxjerr të palarat komisionit të Sakos.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës së sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “ASI-2A CO” SHPK. Kjo e fundit ka paraqitur ofertë mjaft ekonomike, 180 milionë lekë, por është skualifikuar me argumentin se “nuk ka paraqitur deklaratë mbi mos angazhimin e kapaciteteve teknike në kontratat e tjera”.

Ligji për këto raste kërkon që AK të vërë në dijeni operatorët me ofertave të përshtatshme për mangësitë që kanë në dokumentacione.

Por, Sako ka patur tjetër plan këtë herë dhe ka vendosur ta skualifikojë menjëherë ofertën në fjalë.

Ndërkohë më datë 8 korrik 2024, nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankimi elektronik e bashkimit të operatorëve ekonomikë “K.M.K” SHPK & “Caushi M” SHPK, me  pronarë respektivë Kelmend Caushaj dhe Mehmet Caushaj.

Bashkimi i operatorëve ekonomikë “K.M.K” SHPK & “Caushi M” SHPK deklaron se është skualifikuar pa të drejtë. Zyrtarisht, arsyeja e heqjes është se nuk është dorëzuar “Deklaratë mbi mos angazhimin e kapaciteteve teknike në kontratat e tjera”.

Pra, është neglizhencë e përsëritur, pasi vetëm kështu Sako mund të vazhdonte me planin e saj, për t’i dhënë këtë tender firmës që po favorizon.

Dy denoncimet nxjerrin në sipërfaqe shkeljet e bëra, të cilat normalisht duhet të kapen dhe të hetohen nga Agjencia e Prokurimeve Publike, megjithatë nuk është vonë që KPP të thojë fjalën e vet për tenderin 250 milionë lekë të Emiriana Sakos.

Sako nuk dëgjon zërin e banorëve të pastrehë

Ky tender do të ishte më mirë të mos bëhej dhe të shtyhej edhe pak kohë ky “rinovim” shtyllash. Bashkia ka qytetarë që vuajnë për strehë dhe me këto para mund të mbaronte riparimi i ndonjë pallati të dëmtuar.

Në 20 shkurt 2024, banorët protestuan para bashkisë së Durrësit, duke kërkuar me insistim të takojnë kryetaren e bashkisë Emirjana Sako. Protesta u shoqërua me tension, pasi protestuesit u ndaluan të hyjnë në ambientet e bashkisë.

Në protestë morën pjesë dy kategori. Familjet e dëmtuara nga tërmeti, të cilat prej 10 muajsh nuk marrin bonusin e qirasë si dhe familje të pastreha të komunitetit rom e egjiptian. Në total janë 2500 familje të dëmtuara nga tërmeti që u ishte ndërprerë bonusi i qirasë dhe 100 familje rome egjiptiane të pastrehë.

Kujtojmë se kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, u mor në pyetje për dy orë nga SPAK më 17 mars 2024. Pas daljes, ajo dha një prononcim të shkurtër për gazetarët ku tha se ishte thirrur për një çështje në hetim, por refuzoi të jepte më shumë detaje.

Po ashtu, kryetarja Sako është kallëzuar më parë në SPAK nga opozita, për përfshirjen e saj në aferën e inceneratorëve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: Emiriana Sakofondellambaopen data albaniared flagshtyllatë pastrehëtendeertërmeti

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para

Qëlloi me armë mbi banesën e bashkëjetueses, shpallet në kërkim 28 vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Kristjan Shkreli u mor...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com