GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në kërkim për vrasjen e 14 viteve më parë në Greqi, arrestohet në Tepelenë – Emri

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Në kërkim për vrasjen e 14 viteve më parë në Greqi, arrestohet në Tepelenë – Emri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person i shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në Greqi 14 vite më parë, është arrestuar në Tepelenë. Në pranga u vu Dritan Hoxha.

Policia njoftoi se: Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 17.05.2010, në zonën e Larisës, Greqi, shtetasi Dritan Hoxha, në bashkëpunim me shtetasin shqiptar B.B. (arrestuar në shtetin grek), kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit shqiptar A.V., i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë. Pas kryerjes së këtyre veprimeve, dy të dyshuarit, e kanë futur trupin e viktimës në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur atë në një vend tjetër, të pabanuar, ku është gjetur nga autoritetet policore greke, ditën e nesërme, më datë 18.05.2010.

Në vitin 2017, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, është përcjellë në Prokurorinë e Përgjithshme, kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit në Larisa, Greqi, si dhe dokumentacioni përkatës për ushtrimin e ndjekjes penale në Republikën e Shqipërisë në ngarkim të shtetasit Dritan Hoxha, i shpallur në kërkim nga autoritetet greke, në lidhje me këtë ngjarje.

Më datë 01.11.2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka shpallur moskompetencën në lidhje me procedimin penal nr. 622 të vitit 2017, dhe kalimin e akteve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Në vlerësim të provave dhe fakteve të grumbulluar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr 1734 akti, datë 09.07.2024, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, ndaj personit nën hetim Dritan Hoxha, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2024, shërbimet policore të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në fazën operacionale, në bashkëpunim dhe me shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe DVP Gjirokastër, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Hoxha, në lagjen “Hoxhaj”, Levan, Tepelenë.

Etiketa: Greqine kerkimpolicia e TiranesTepeleneVrasje

Lajme të lidhura

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues
Aktualitet

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Para
Zyrtarizohet kandidati i opozitës për Himarën, Gjikuria: Kam luftuar për vendin dhe demokracinë

Zyrtarizohet kandidati i opozitës për Himarën, Gjikuria: Kam luftuar për vendin dhe demokracinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26

Efektivëve të Policisë së Shtetit iu rrahin shpatullat dhe u thonë fjalë të bukura për shërbimet, por pas shpine u...

Lexo më shumë
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com