GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Fier, vjehrra përplaset me nusen: I more më qafë të dy!

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“E dashura pret fëmijën e tij”, daja: Si ma vranë nipin para shtëpisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëna e 39-vjeçarit, Xhuljano (Marjus) Miho, i cili mbrëmjen e 5 korrikut vrau me thikë Xhimi Bakajn në lagjen “11 Janari”  në Fier, i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimës, ndërsa ka fajësuar nusen e saj për krimin e rëndë që ka ndodhur.

Në emisionin “Me zemër të hapur”në News24, e ëma e autorit të krimit u shpreh se “Pse e mori Xhimin në qafë ajo vajzë”, referuar bashkëshortes së Xhuljanos, e cila pasi ishte ndarë nga 39-vjeçari kishte nisur lidhje me viktimën dhe ishte shtatzënë me këtë të fundit.

“Asaj nënë i kërkoj lutje, falje me dorë në zemër ngushëllime të sinqerta. Por djalin s’ta vrava unë, s’ta vrau djali im, ajo i përdori të dy djemtë”, i drejtohet ajo me një mesazh nënës së viktimës.

Vjehrra e 27-vjeçares, e cila kishte 3 fëmijë me Xhuljano Mihon, tregoi se nusja kishte qenë e martuar për 2 vite me një tjetër person. Po ashtu, ka rrëfyer edhe momentin kur është përballur në rrugë me viktimën rreth dy muaj para vrasjes.

“E rriti me mundime, e bëri djalë 2 metër, jo për ta futur në dhe’, por për ta gëzuar ajo nënë, për të krijua familje që meritonte, jo një nuse që kishte qenë 2 vite e martuar me burrin e parë dhe pastaj 9 vite me djalin tim dhe pastaj shkoi tek Xhimi. Pse e mori Xhimin në qafë ajo vajzë, pse e mbuloi me të zeza atë familje, pse me dorën e djalit tim.

Është dhimbje e madhe për ne sa të jem gjallë. Asaj nënë i kërkoj lutje, falje me dorë në zemër ngushëllime të sinqerta. Por djalin s’ta vrava unë, s’ta vrau djali im, ajo i përdori të dy djemtë. Me viktimën jam përballur 2 herë, më 15 maj më ka nxjerrë burri dhe djali sepse kam probleme shëndetësore.

Viktima na del përpara tek Prefektura, në njërin krah kisha djalin dhe në krahun tjetër kisha burrin, i tha djalit “Pse më ke sharë mbrëmë? Jo i tha djali ku të kam sharë? Më tha ajo që ke sharë kur erdhe të takoje fëmijët.

Siç kisha dorën e kapa për krahu dhe i thashë “Mor bir, ti merre gruan me 3 fëmijë, i prishe familjen, edhe mbase të ka sharë’. Një shok i tij vinte me makinë vërdallë, i thashë ‘me këtë që bëj, do të lajmëroj policinë’.

Më tha “Unë në polici ju fus që të mos shikoni dritën e diellit me sy”. I thotë bashkëshorti “Nuk jemi për këtë punë, e more gruan e tij, ta gëzosh, na lër të qetë.”

Ne u ndamë me të dhe ikëm, shkuam në lokal dhe biseduam, kaq mbaroi”, tha ajo.

Gjithashtu, nëna e autorit është shprehur se ata e dinin që Xhimin ishte i plagosur, jo i vdekur.

Me pas 27-vjeçarja tha se në momentin që Xhuljano Miho i tha nënës së tij se donte të blente një pistoletë për të vrarë Xhimin, kjo e fundit i kishte thënë “vrite, bëj ç’të duash”.

Pjesë nga biseda:

Vjehrra: Në shtëpinë e djalit tim ekzistojnë rrobat e të ndjerit. Ka jetuar me të kur Marjusi ishte në Greqi.

Nusja: Jo nuk është e vërtetë. Le të hapen kamerat e të zbulohet e vërteta. Zonja tha edhe që si ka bërë denoncim djalit, le të pyesin në polici, ka ardhur edhe patrulla e ka marrë në shtëpi. Kemi qenë në një shtëpi kur Marjusin e ka marrë patrulla para fëmijëve. Ata i nxirrnin thikat njëri-tjetrit.

Vjehrra: Lajmin e vdekjes e morëm vesh ditën e nesërme. E dinim të plagosur.

Nusja: Ti ta kishte thënë Xhuljano në sy tim që do ta vras Xhimin por po pres të blej një pistoletë. Edhe ti i ke thënë vrije bëj ç’të duash.

Etiketa: FierVrasjeXhimi BakajXhuljano Miho

Lajme të lidhura

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe
Aktualitet

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26
Para
U ekstradua nga Greqia, GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Laert Haxhiun

Akuzohen si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe
Aktualitet

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një magazinë bujqësore në fshatin Veterik të Bashkisë Berat. Sipas të dhënave paraprake,...

Lexo më shumë
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26
Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

08:04 - 02/08/26
Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

07:43 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com