GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

AKB: Këtë vit 55% e qytetarëve të Kosovës do të shkojnë në pushime me para borxh dhe hua

17:05 - 11/07/24
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
AKB: Këtë vit 55% e qytetarëve të Kosovës do të shkojnë në pushime me para borxh dhe hua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë vit 55% e qytetarëve të Kosovës do të shkojnë në pushime me paratë nga burimet e borxhit dhe marrjes hua. Kurse, 43% nuk e kanë këtë mundësi për pushime  edhe pse kanë nevojë.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë një hulumtim rreth pushimeve verore. Sipas këtij hulumtimi, rreth 57 për qind e qytetarëve të Kosovës do të shkojnë në pushime verore, ndërsa 24 për qind nuk e kanë planifikuar një pushim të tillë.

“Nga ky studim rezulton se 57% të qytetarëve të Kosovës  do shkojnë  në pushime verore, 24% as që kanë në plane pushimin veror, 13% ndoshta, kurse 6% nuk kanë dhe ndonjë përgjigjeje”.

Por, përqindje e madhe kanë treguar se paratë për pushime do t’i marrin në kredi dhe huazime.

“Në pyetjen tjetër ku do i marrin paratë për pushime, rezulton se 40% nga kursimet, 30% nga kreditë, 25% nga  huazimet ,5% nuk janë përgjigjur”. .

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë se nga kjo mund të konstatojmë se vetëm 57% e qytetarëve të Kosovës e kanë mundësinë të shkojnë në pushime.

“…kurse 43% nuk e kanë këtë mundësi për pushime  edhe pse kanë nevojë, kurse nga 57% që e kane këtë mundësi 55% e tyre shkojnë me paratë nga burimet e  borxhit dhe huazimet. Në ditët në vijim do të publikohet pjesa e dytë se ku po shkojnë për pushime kosovarët në Verën 2024 dhe sa para do i shpenzojnë”.

Ditë më parë  kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se shumë turistë nga Kosova po braktisin Shqipërinë për të vizituar Greqinë apo Bullgarinë.

Sipas tij faktor kryesor është liberalizimi i vizave për shqiptarët e Kosovës. Megjithatë Kurtishaj shprehet se shumë pushues nga Kosova nuk e shikojnë të arsyeshme një rritje prej 40% të çmimeve.

“Viti 2024 ka lënë të kuptohet që nuk ka turizëm të qëndrueshëm për disa zona të Shqipërisë pa shqiptarët e Kosovës dhe liberalizimi i vizave ka bërë një ndryshim nga viti 2023. Për dy dekada ne kemi qenë të izoluar nga bota për mundësinë e lëvizjen e lirë. Ishte fat i mirë që liberalizimi u bë e janar dhe shumë shqiptarë të Kosovës plotësuar ëndrrën e tyre për të vizituar vendet e rajonit siç është Greqia për shkak se shumë prej nesh para 20 vitesh i kanë kaluar në Greqi dhe Bullgari dhe unë mendoj që kjo mungesë e pushuesve të Kosovës nuk është pa arsye”

Ai ka treguar se ka rënie të madhe të pushuesve për shkak të rritjes së çmimeve.

“Sipas statistikave ka një rënie të dukshme të pushuesve dhe rritja e çmimeve është një prej arsyeve kryesorë, sigurisht dhe gjetja e plazheve alternative si Greqia dhe Bullgaria mund të jetë një tjetër arsye pse mungojnë turistët prej Kosovës. Megjithatë unë nuk e kuptoj pse duhet të paguaj një pije që kushton 200 lekë në Durrës dhe 700 lekë në jug”./monitor

 

Etiketa: pushimet verorevarferi

Lajme të lidhura

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”

18:39 - 18/12/25
Para
Kreu mjekim të pakujdesshëm ndaj një 8-vjeçareje, ndiqet penalisht dentistja në Pogradec

Kreu mjekim të pakujdesshëm ndaj një 8-vjeçareje, ndiqet penalisht dentistja në Pogradec

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com