GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rreth 25% e të rinjve jashtë tregut të punës/ Ato me arsim të mesëm janë më të prekurit

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
BSH jep alarmin: Papunësia ka ndjekur trend rritës deri në tetor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Papunësia mbetet ende sfidë në vendin tonë, sidomos kur analizojmë situatën nga afër përmes shifrave. Në vitin 2023, pavarësisht se norma e papunësisë ra në nivelin 10.7%, rreth 71.2% e të papunëve janë të papunë prej një viti ose më shumë, pra të dekurajuar. Krahasuar me vitin e mëparshëm, ky tregues ka pësuar një rritje të konsiderueshme prej 4.3 pikë përqindje, duke nxjerrë në pah vështirësitë me të cilat përballen të papunët për të gjetur një punë të qëndrueshme.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e INSTAT, për të kuptuar më tepër mbi shkallën e papunësisë, sipas nivelit arsimor. Shifrat tregojnë se të rinjtë me arsim të mesëm janë më të prekurit. Papunësia për këtë grup është 12.7% ose 0.3 pikë përqindje më e lartë se një vit më parë. Nga ana tjetër, edhe të rinjtë me arsim 8-9 vjeçar përballen me një shkallë të lartë papunësie prej 9.6%, duke treguar se mundësitë e punës për këtë nivel arsimor janë të kufizuara.

Në të kundërt, një zhvillim pozitiv është ulja e shkallës së papunësisë për personat me arsim të lartë, e cila ka pësuar një ulje prej 1 pikë përqindje. Kjo tregon se arsimi i lartë vazhdon të ofrojë më shumë mundësi për punësim, duke nxjerrë në pah rëndësinë e investimit në një edukim më  të avancuar.

Në një analizë më të ngushtë, vëmë re se edhe të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç përballen me një realitet të përditshëm që lidhet me mungesën  e punësimit, mos ndjekjen e shkollës dhe mungesën e përfshirjes në ndonjë formim profesional. Konkretisht, këta të rinj përbëjnë plot 24.6% të popullsisë së tyre. Brenda këtij grupi thuajse 49.4% janë të papunë. Ata që nuk janë të punësuar kanë arsye të ndryshme për këtë gjendje. Shifrat tregojnë se, 2% e tyre janë të dekurajuar nga tregu i punës, duke e ndjerë se nuk kanë mundësi për të gjetur një punë të përshtatshme.

Një pjesë tjetër e konsiderueshme, 13.4%, janë të zënë me detyra dhe përgjegjësi familjare, duke i dhënë përparësi kujdesit për familjet e tyre mbi karrierën profesionale. Pjesa më e madhe, prej 35.3%, përballen me arsye të tjera që i mbajnë larg tregut të punës. Ndërkohë, një lajm  paksa optimist  është ulja prej 5.7 pikë përqindje në numrin e të rinjve të dekurajuar krahasuar me vitin paraardhës./scan

Flourish logoA Flourish chart

Flourish logoA Flourish chart
Etiketa: papunesi

Lajme të lidhura

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!
Aktualitet

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
Para
Spikati në Euro 2024, “gjigandi” turk shfaq interes për Mario Mitaj

Spikati në Euro 2024, "gjigandi" turk shfaq interes për Mario Mitaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?
Breaking Views

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

20:21 - 02/10/26

Qytetarja në protestën e 125 qytetarë në Tiranë bëri thirrje drejtësisë që të arrestojë Belinda Ballukun. Gjithashtu hodhi akuza ndaj...

Lexo më shumë
Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com