GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Izet Haxhisë i rrezikohet jeta”/ E transferuan tek Burgu i Rrogozhinës, flet avokat Beqiri

20:46 - 12/07/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Izet Haxhisë i rrezikohet jeta”/ E transferuan tek Burgu i Rrogozhinës, flet avokat Beqiri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Izet Haxhia, i dënuar me 21 vite burg në lidhje me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998, dhe ku po vuan dënimin në burgun e Reçit, është njoftuar se do të transferohet nesër në burgun e Rrogozhinës. Lajmin e ka bërë me dije avokati i tij Idajet Beqiri, i cili përmes një njoftimi ka ngritur alarmin për rrezikun e jetës së klientit të tij.

Sipas avokatit, Haxhia është njoftuar në mënyrë të papritur dhe kjo lëvizje për transferim është me sfond të dyshimtë. Sipas Beqiri, pikërisht atje ku jeta e Izet Haxhisë është e rrezikuar, ku elementë të burgosur armiq të tij, për shkak të raporteve armiqësore të Izet Haxhisë me Sali Berishën, kërkojnë që nesër t’a transferojnë pikërisht në Burgun e rrezikut.

Beqiri i bën apel Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe para Ministrit të Drejtësisë Ulusi Manja të parandalojnë një krim të paralajmëruar.

Izet Haxhia vuan dënimin në Burgun e Reçit, në pritje të gjykimit të radhës në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Në mënyrë të papritur dhe me një sfond tepër të dyshimtë, është njoftuar se nesër do të transferohet në Burgun e Rrogozhinës, pikërisht në këtë burg ku jeta e tij është ekstremisht e rrezikuar. Nuk ka asnjë arsye objektive për këtë transferim, pasi sjelljet e Izet Haxhisë në Burgun e Reçit kanë qënë dhe janë shëmbullore. Asnjë shkelje sado e vogël disiplinore nuk i është evidentuar gjatë gjithë kohës së vuajtjes së dënimit në këtë burg. Një urdhër i dyshimtë, me suport  politik dhe hakmarrës, duke e ditur që Izet Haxhia para se të transferohesh në Burgun e Reçit, ka evidentuar me prova të pakontestueshme se jeta e tij ishte e rrezikuar në Rrogozhinë, Peqin, Burrel…, autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e çuan në Burgun e Reçit. Tashmë, pikërisht atje ku jeta e Izet Haxhisë është e rrezikuar, ku elementë të burgosur armiq të tij, për shkak të raporteve armiqësore të Izet Haxhisë me Sali Berishën, kërkojnë që nesër t’a transferojnë pikërisht në Burgun e rrezikut.

Apeloj para Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe para Ministrit të Drejtësisë Ulusi Manja të parandalojnë një krim të paralajmëruar.’- thotë avokat Idajet Beqiri.

Më 8 Maj 2018 Izet Haxhia preku tokën shqiptare me pranga në duar për t’u vendosur në qelitë e paraburgimit 313. Nga ajo ditë ai nisi betejën ligjore për pafajësi. Fillimisht iu pranua rigjykimi, por plot 12 kërkesa për t’iu hequr masa e arrestit me burg iu refuzuan.

Përgjatë procesit të rigjykimit Hazhia kërkoi të ballafaqohej dhe të dëshmonte në gjyq për vrasjen e shekullit edhe ish kryeministri Sali Berisha, që sipas ish-truprojës ka urdhër vrasjen e Hajdarit, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Më 12 shtator 1998 në një atentat mafioz u vra Azem Hadjari, krim për të cilin pas dënimit me burg përjetë të Jaho Mulosmanit, u dënua edhe Izet Haxhia.

Etiketa: burguIzet HaxhiaKryesore1

Lajme të lidhura

Aktualitet

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Para
Franca transporton emigrantë të pastrehë jashtë Parisit përpara Lojërave Olimpike

Franca transporton emigrantë të pastrehë jashtë Parisit përpara Lojërave Olimpike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Nishtullë të Durrësit. Sipas policisë, 44 vjeçari...

Lexo më shumë
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26
Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

16:21 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com