GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Teliti: Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira, e vetmja mënyrë për të risjellë demokracinë

14:35 - 13/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Teliti: Do kërkojmë komision hetimor për vjedhjet e Erion Veliajt në bashki
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti është shprehur se qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira janë e vetmja mënyrë për të risjellë demokracinë.

Ai theksoi se në protestën e PD-së para Kryeministrisë qytetarët folën njëzëri “të bashkuar në betejën ndaj padrejtësive, braktisjes, keqqeverisjes, klientelizmit, korrupsionit”.

“Krijimi i qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja mënyrë për të risjellë demokracinë dhe shtetin ligjor, për të rikthyer vëmendjen te individi, qytetari dhe sipërmarrja”, thekson Teliti.

Ai u shpreh se PD ka një program të qartë dhe angazhim serioz për ekonominë, duke filluar që me uljen e ndjeshme të taksave, miratimin e minimumit jetik, mbështetjen konkrete të sipërmarrjes dhe prodhimit vendas.

Deklarata e plotë:

Ndër arsyet kryesore të shpopullimit të Shqipërisë në këto 11 vite ka qenë dhe mbetet ekonomia e dobët shqiptare, ekonomia e goditur nga politikat dhe praktikat e dëmshme qeveritare, ekonomia gjithnjë e më shumë në krizë të thellë.

Fundosjen ekonomike tashmë nuk po mundohet ta fshehë as vetë qeveria, pasi është vetë Instati qeveritar, që zyrtarizon krizën që ka kapluar disa sektorë të ekonomisë.

Dy janë sektorët më të goditur: industria dhe bujqësia.

Në publikimin mbi ecurinë e ekonomisë në tremujorin e parë 2024, INSTAT vëren se sektori i industrisë, energjisë dhe ujit shënoi rënien e rradhës, me një ulje vjetore 1.05%, dhe sektori i bujqësisë pësoi rënien e mëtejshme prej 1.73%.

Goditja që i është bërë sektorit të industrisë dhe sidomos asaj përpunuese, e cila ka në bazë eksportet shqiptare është treguesi më i qartë i braktisjes nga qeveria, sidomos në këto dy vitet ku euro ka shënuar zhvlerësimin më të lartë në historikun post-komunist. Rënia me 6.8% e industrisë përpunuese, e cila është praktikisht në të njëjtat trende renieje me ato të vitit të kaluar, ku ulja ishte 6%, i vendosin njëherë e mirë kapakun shpresave të qindra sipërmarrësve shqiptare që prisnin që qeveria tu jepte një mbështetje për të kaluar krizën e thellë tashme pothuajse 2 vjeçare.

Gjithashtu, tejet shqetësuese vazhdon të jetë rënia e vazhdueshme disa vjeçare e sektorit të bujqësisë, duke e orientuar konsumin gjithnjë e më shumë jo ndaj produkteve “Made in Albania” por nga ato të importuara, po nga i njëjti grusht miqsh oligarkë, duke e lënë si përherë Shqipërinë të fundit në rajon përsa i përket subvencioneve direkte ndaj fermerit, blegtorit dhe industrisë agro përpunuese.

Ndërkohë që kriza ndihet kudo dhe varfëria shtohet dita ditës, ndërkohë që 47% e fëmijëve shqiptare janë të kequshqyerja, kemi një sektor që krizën jo vetëm që nuk e njeh, por shënon rritje të lartë, dhe ai është sektori i ndërtimit me një rritje prej mbi 14%. Ky është sektori i betonit të kullave shumë katëshe të ndërtuesve të lidhur ngushtë, si me Edi Ramën ashtu edhe me Erion Veliaj, të betonit që pastron qindra milionë euro çdo vit para të krimit dhe korrupsionit.

Shqipëria dhe Tirana folën njëzëri pardje, të bashkuar në betejën ndaj padrejtësive, braktisjes, keqqeverisjes, klientelizmit, korrupsionit.

Krijimi i qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja mënyrë për të risjellë demokracinë dhe shtetin ligjor, për të rikthyer vëmendjen te individi, qytetari dhe sipërmarrja.

Partia Demokratike ka një program të qartë dhe angazhim serioz për ekonominë, duke filluar që me uljen e ndjeshme të taksave, miratimin e minimumit jetik, mbështetjen konkrete të sipërmarrjes dhe prodhimit vendas.

Etiketa: Dorian TelitiPD

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Para
Beleri kërkoi leje për t’u betuar si eurodeputet, ja kur jepet vendimi

Beleri kërkoi leje për t’u betuar si eurodeputet, ja kur jepet vendimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com