GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokuroria shpall moskompetencë, dosja e mjekëve të “Onkologjikut” i kalon SPAK-ut

12:42 - 14/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria shpall moskompetencë, dosja e mjekëve të “Onkologjikut” i kalon SPAK-ut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dosja e spitalit “Onkologjik”, e finalizuar me shumë bujë nga prokuroria e Tiranës, është transferuar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Vendimi për shpalljen e moskompetencën është marrë pak ditë më parë nga prokurori Bledar Valikaj, i cili ka vendosur që këtë çështje t’ia kalojë për hetim më të thelluar prokurorëve të SPAK.

 Tashmë kirurgu i spitalit “Onkologjik”, Edmond Gashi, ish-zv/drejtoresha e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, Brikena Qirjazi, koordinatori i spitalit Emiljano Lela dhe mjekja e spitalit Onkologjik Alketa Ymeri Pere, akuzohen për “Shpërdorim detyre”

Paralelisht me këtë hetim Edmond Gashi dhe zyrtarët e tjerë të kësaj dosje do hetohen dhe për pasurinë. Vetëm Gashi disponon 13 pasuri të paluajtshme.

Bashkë me mjekët në SPAK përfunduan dhe administratori i klinikës “Megis”, Halil Gashi dhe administratori i farmacisë Florian Marku.

Kjo çështje fillimisht është hetuar në SPAK, por më pas ishte prokurorja Dorina Bejko, që ka shpallur moskompetencën dhe dërguar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Tiranës.

Përgjatë hetimeve të kryera prokuroria e Tiranës pak ditë më parë konkretizoi hetimin, duke vendosur 6 masa sigurimi për mjekët, ish-zv/drejtoreshën e qendrës spitalore dhe dy farmacistët.

Prokuroria e Tiranës tha se gjatë hetimit ka rezultuar se pacientëve që do të bënin radioterapinë apo ndërhyrjet kirurgjikale, u kërkohej të shkonin në klinikën private “Megis”, ku pronar rezulton vetë mjeku Edmond Gashi.

Shërbimi faktikisht duhet të jepet falas në QSUT, por edhe pse pajisja e kobaltit ishte e rregullt deklarohej se nuk punonte. Madje gjatë hetimit ka rezultuar se pajisja nuk ishte e vendosur në dhomën e duhur të izolimit duke përbërë rrezik për pacientet.

Në dosje evidentohet fakti se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte bërë një audit në 2022 rreth situatës në këtë spital, ku zbuloi një numër të madh shkeljesh duke hartuar edhe një sërë rekomandimesh por që për rastin nuk ka pasur referim në prokurori.

SPAK tashmë do hetojë skemën, përmes të cilës mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjithashtu, ata dërgonin pacientët për kurim te spitalet private, ndërsa më herët kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë pati reagime të forta në opinionin publik, por dhe atë politik. Në rrjetet sociale vërshuan reagimet në lidhje me përgjimet që ‘fundosën’ punonjësit e këtij spitali, që bënin pazare hapur, madje dhe planet për pushime luksoze në Tajlandë apo Maldive.

Personat e përfshirë në dosje

1. -Edmond Gashi, mjek – “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre

2. -Alketa Ymeri (Pere) mjeke – “Detyrim paraqitje” Shpërdorim detyre

3. -Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT “Detyrim paraqitje” Shpërdorim detyre

– Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut “Detyrim paraqitje” Shpërdorim detyre

4. -Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, “Detyrim Paraqitje” Shpërdorim detyre

5. -Halil Gashi administrator i klinikës Megis – “Detyrim paraqitje”

6. -Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”, Fshehje e të ardhurave

Etiketa: Kryesore1onkologjikSpak

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Nga Ksamili në Velipojë, policia kufitare bllokon 34 mjete lundruese

Nga Ksamili në Velipojë, policia kufitare bllokon 34 mjete lundruese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com