GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati ndaj Trump, gazetari: FBI po heton për persona të tjerë të përfshirë

18:04 - 14/07/24
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj Trump, gazetari: FBI po heton për persona të tjerë të përfshirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari shqiptar Flamur Vezaj, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cilëson një ngjarje tejet të rëndë atentantin ndaj kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump.

Gjatë një interviste në Syri TV, Vezaj tha se autoritetet ligjzabtuese ende nuk kanë bërë një analizë se përse nuk është arritur të sigurohej perimetri i sigurisë në fushatën që po zhvillonte Trump në Pensilvani.

“Shërbimi sekret është i paqartë se çfarë ka ndodhur, nuk është bërë ende asnjë analizë deri më tani, se përse nuk u arrit perimetri i sigurisë. Personi mund të ketë qënë vëzhgues lokal, shërbimi serkret e ka qëlluar në vend duke e vrarë. Si ka mundësi që një 20 vjecar kishte një precizion të tillë, në një moshë të tillë, duke qenë se mbante edhe size për të qëlluar ndaj ish-presidentit Trump. S’ka ende një deklaratë zyrtare nëse është përkrahur nga dikush tjetër, mbi mënyrën se si e ka siguruar armën”, tha gazetari.

Sipas Vezajt, atentate të tilla janë të njohura në SHBA, pasi ka patur rreth tetë atentate ndaj presidendtëve amerikanë dhe kandidatëve për presidentë.

“Në SHBA njihen atentate të tilla, kemi rrth 8 atentate ndaj presidenteve dhe kandidatëve. Ajo se çfarë ndodhi me Trump është e njëjtë me atë që ka ndodhur me Rusvelt. Po shqyrtohen të gjitha teoritë ndaj tij Pasi thuhet që e e kanë qëlluar Trump për të shpërqëndruar vëmendjen ndaj gjendjes shëndetësore të Biden, apo edhe për të shtuar popullartitetin ndaj Trump“, tha ai.

Gazetari Vezaj thotë se autoritetet ende nuk kanë një konfirmim zyrtar të dinamikës së ngjarjes. Ndër të tjera gazetari thotë se Trump është i vetmi politikan që ka futur gjuhën e urrejtjes në fushata.

“FBI thotë se ky është autori, po hetohet për persona të tjerë të përfshirë. Është ngjanrje e rëndë në një kohë kur është fushata presidenicale. Është vetë Trump që e ka futur këtë frymën e përcarjes në parti. Biden ka dale në konferencë të jashtëzakonshme, duke denuar ngjarjen e rëndë dhe ka mbështetur Trump. Të gjithë e kanë dënuar aktin e rëndë, kanë kërkuar të unifikohen dhe të mos përdoret gjuha e urrejtjes në fushata elektorale, që në fakt është përdorur ashpër nga Trump“, deklaroi Vezaj.

Lajme të lidhura

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve
Aktualitet

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve

18:32 - 03/02/26
Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim
Aktualitet

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim

17:22 - 03/02/26
Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi
Aktualitet

Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi

17:17 - 03/02/26
Para
Ivanka Trump reagon pas atentatit ndaj të atit: E ruajti “ëngjëlli mbrojtës”

Ivanka Trump reagon pas atentatit ndaj të atit: E ruajti “ëngjëlli mbrojtës”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve
Aktualitet

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve

18:32 - 03/02/26

Në kushtet e dyshimeve mbi sasinë që do të eksportohej nga subjekti Sokolaj se përmban mbetje të rrezikshme, u urdhërua...

Lexo më shumë
Salianji: Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë

Salianji: Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë

18:27 - 03/02/26
“Vota është çelësi”/ Salianji hap garën: Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër

“Vota është çelësi”/ Salianji hap garën: Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër

18:18 - 03/02/26
Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

18:06 - 03/02/26
Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim

17:22 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com