Një 55-vjeçar në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se ai punonte shofer në një kompani në kryeqytet dhe aty kishte vjedhur shuma parash.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Vjedhja’. Ky shtetas duhet se ka vjedhur shuma parash, në një kompani ku është i punësuar si shofer”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë.
Discussion about this post