Një magazinë e cila në brendësi të saj kishte orendi shtëpiake ka rënë në flakë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “1 Maji” në zonën e plazhit të vjetër. Administratorët e objektit kanë qenë duke punuar në brendësi të godinës në atë kohë, teksa shkak i zjarrit mësohet të jetë një shkëndijë elektrike.
Shkëndijë e ardhur nga linjat elektrike që ka përfshirë më pas në flak gjithë godinën. Ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e menjëhershme duke fikur zjarrin pasi rrezikoheshin dhe banesa të tjera aty pranë. Si rrjedhojë e flakëve siç tregojnë dhe banorët e zonës janë shkaktuar dëme të shumta materiale por fatmirësisht pa të lënduar.
Discussion about this post