GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PS rrëzon kërkesën e Bardhit për hetim mbi fondet të BE-së: Turp, po mbroni hajdutësinë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Përse fshihen? Bojkoti nuk e mbulon dot korrupsionin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e konferencës së Kryetarëve në Kuvend është diskutuar edhe një kërkesë të Gazment Bardhit për një mocion me debat në lidhje me gjetjet e OLAF-it për abuzimet me fondet e BE për bujqësinë.

Në fjalën e tij, Bardhi ka kërkuar që Kuvendi të analizojë gjetjet e OLAF për të marrë çdo masë me qëllim zhbllokimin e fondeve.

Po ashtu Bardhi tha se nëpërmjet  nje komisioni te posaçëm  ne koordinim edhe me BE te adresojmë çdo problem.

“Kuvendi të analizoje gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe te marr çdo mase që mundësojmë zhbllokimin e fondeve nga BE. Prandaj edhe kërkesa për debat dhe rezoluta janë në këtë linje. Gjithashtu kërkojmë që nëpërmjet  nje komisioni te posaçëm  ne koordinim edhe me BE te adresojmë çdo problem”, u shpreh Gazment Bardhi.

Një ditë më parë në seancën parlamentare, teksa e konsideroi këtë si skandal, Bardhi kërkoi nga drejtësia që të hetojë.

Por, kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi tha se nuk është kundër, por u shpreh se nuk është koha e duhur. Sipas tij ka një hetim nga drejtësia për këtë çështje dhe raporti i OLAF nuk është ende zyrtar.

Në fund mazhoranca rrëzoi kërkesë, ndërsa Bardhi tha “T’ju vije turp po shkelni hapur rregulloren. Po mbroni hajdutërinë. Ne ju ftojmë të marrim masa ndërsa ju mbroni vjedhjet”

“Ne nuk kemi dashur që ta trajtojmë këtë çështje si politike. Por i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë këtë skandal të paimagjinueshëm për një vend kandidat për në BE. Këto hetime nuk mund të presim, sepse BE kërkon rezultatet për këto hetime”, tha Bardhi.

Çuçi: Nuk jemi kundër, por mendojmë se nuk është koha e duhur. Për disa arsye, duke nisur nga fakti se raporti i OLAf, nuk është zyrtar dhe është ende kofidencial. Dhe poashtu ka një hetim të organeve të drejtësisë. Kërkoj mirëkuptim dhe nuk jam kundër, por ta bëjmë në vjeshtë kur dhe raportet t’i kemi zyrtare.

Bardhi: Kërkesa jone nuk bazohet në thashetheme. Më vjen keq që kolegu Çuçi nuk e paska si informacion, por raporti  i OLAF është publik në faqen e Komisionit Europian. Nuk janë thashetheme por përmbledhja zyrtare që OLAF ka bërë mbi hetimin për rastet e abuzimeve me fondet e BE. Raporti i është vënë në dispozicion autoriteve  ekzekutive shqiptare por edhe drejtësisë. Kerkesa nuk bazohet as në thashetheme dhe lajme gazetash, por në raportin zyrtar te OLAF. Po të ishte bazuar mbi lajme mediash do të kishim kërkuar që në korrik 2023 këtë debat, por kemi pritur raportin zyrtar. Eshtë fiks momenti tani për këtë debat, një punë që padyshim do të zgjasë edhe në sesionin tjetër parlamentar. Me rëndësi është që të biem dakord për debatin, pastaj kohën se kur e vendos debatin në bazë të rregullores i takon kërkueve.

T’ju vijë turp po shkelni hapur rregulloren. Po mbroni hajdutërine. Ne ju ftojmë të marrim masa, ndërsa ju mbroni vjedhjet

Etiketa: Bardhifondem bujqesi

Lajme të lidhura

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë
Breaking Views

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

20:17 - 02/08/26
Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”
Breaking Views

Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

19:40 - 02/08/26
Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!
Breaking Views

Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

19:22 - 02/08/26
Para
RENEA rrethon pallatin ku u ngujua 71-vjeçari i armatosur, snajperët në pozicion

RENEA rrethon pallatin ku u ngujua 71-vjeçari i armatosur, snajperët në pozicion

Discussion about this post

TË FUNDIT

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë
Breaking Views

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

20:17 - 02/08/26

Qytetarët pjesëmarrës në protestën e sotme, gjatë marshimit drejt kryeministrisë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi...

Lexo më shumë
Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

19:40 - 02/08/26
Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

19:22 - 02/08/26
Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

18:49 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com