GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Falsifikuan tapitë e tokave në Kavajë, në gjyq 3 zyrtarë të Hipotekës dhe dy pronarët

15:59 - 16/07/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Falsifikuan tapitë e tokave në Kavajë, në gjyq 3 zyrtarë të Hipotekës dhe dy pronarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Durrësit ka çuar në gjyq 5 persona, mes tyre edhe ish drejtorin e ASHK Kavajë, juristin dhe inxhinierin. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’. Sipas një njoftimi zyrtar, në përfundim të hetimit të procedimit penal , u ngritën dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se punonjësit e ASHK-së Kavajë, hartografi që ka përpiluar hartën dhe regjistruesi i ASHK-së Kavajë, i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën çertifikatën për vertetim pronësie të pasurisë numër 399, kanë falsifikuar dokumentat, hartat e pronës dhe kanë pajisur me çertifikatë për vërtetim pronësie babain e shtetasve I.T dhe Q. T., për pasurinë më datë 23.05.2016, duke i ndryshuar vendin pronës prej 1900 m2 nga ullishte në pasurinë e cila ka qenë tokë pa frut në vitin 1991 për më shumë përfitime.

Njoftimi nga Prokuroria

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, mes të cilëve ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Kavajë, imxhinierin dhe juristin e institucionit, shtetasit D.K. dhe S.C. për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ si dhe përfituesit e pronës nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.483 të filluar në datën 21.10.2021, u ngritën dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se punonjësit e ASHK-së Kavajë, hartografi që ka përpiluar hartën Ing. D. K. dhe regjistruesi i ASHK-së Kavajë S.C., i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën çertifikatën për vertetim pronësie të pasurisë numër 399, kanë falsifikuar dokumentat, hartat e pronës dhe kanë pajisur me çertifikatë për vërtetim pronësie babain e shtetasve I.T dhe Q. T., për pasurinë më datë 23.05.2016, duke i ndryshuar vendin pronës prej 1900 m2 nga ullishte në pasurinë e cila ka qenë tokë pa frut në vitin 1991 për më shumë përfitime.

 Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasi S.C. me detyrë ish-regjistrues në ASHK, Kavajë, ka konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës’ parashikuar nga neni 248 i K. Penal. Ky shtetas me detyrën e kryeregjistruesit ka regjistruar pronën duke shkelur Ligjin nr.33/2021 (ndryshuar me ligjin nr 9/2016, datë 11.02.2016 “Për regjistrimin e pasurive të palujtshme” neni 20, pika “C” neni 25 “Menyra e regjistrimit fillestar pika “b”neni 29, pika “1’, Rregulloren nr. 184/1999, “Menyra e rrregjistrimit fillestar”, Ligjin nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të perfituesve”, neni 3, “Kriteret për pajisjen me aktin marrjes së tokës në pronësi”.

Po kështu, nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi D.K. ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve pasi si person që ka pasur detyrë të verifikojë pozicionimin e pronës së fituar me AMTP, ai ka lëshuar një hartë e cila nuk përputhet me AMTP.

Nga verifikimi i kësaj harte, ky dokument nuk plotëson asnjë kriter minimal për t’u quajtur dokument zyrtar dhe nuk tregon asnjë pozicionim të pronës. Ky dokument është një skicë e komisionit të ndarjes së tokës në vitin 1991, por që nuk ka asnjë lidhje me pasurinë në fjalë. Po kështu ASHK Kavajë nuk ka dërguar planin e rilevimit.    

gijotina.com/ 

Etiketa: KadastraKavajëKryesore1

Lajme të lidhura

Makina përplaset me bordurën mbrojtëse, humb jetën 37-vjeçari
Aktualitet

Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët

10:07 - 18/02/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara
Aktualitet

Tragjike/ Konsumoi fotoksinë në banesë, ndërron jetë në spital 34-vjeçarja nga Fushë-Kruja

09:59 - 18/02/26
Vaksina e fruthit te fëmijët, mjeku tregon pasojat: Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime
Aktualitet

Vaksina e fruthit te fëmijët, mjeku tregon pasojat: Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime

09:49 - 18/02/26
Para
Gënjeshtra për lirimin e Belerit, ish-diplomati: Eurodeputetët nuk betohen

Gënjeshtra për lirimin e Belerit, ish-diplomati: Eurodeputetët nuk betohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina përplaset me bordurën mbrojtëse, humb jetën 37-vjeçari
Aktualitet

Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët

10:07 - 18/02/26

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit në...

Lexo më shumë
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Tragjike/ Konsumoi fotoksinë në banesë, ndërron jetë në spital 34-vjeçarja nga Fushë-Kruja

09:59 - 18/02/26
Vaksina e fruthit te fëmijët, mjeku tregon pasojat: Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime

Vaksina e fruthit te fëmijët, mjeku tregon pasojat: Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime

09:49 - 18/02/26
Lumë golash edhe në pjesët e dyta, Arsenali dominon Atleticon, shënojnë Martinelli dhe Gyokeres

Champions League, priten përballje të zjarrta edhe mbrëmjen e sotme në fazën ‘play-off’

09:32 - 18/02/26
Muka: Kreu i ri i AKSHI-t mbrojti doktoraturën duke kopjuar leksionet e një profesoreje rumune

Muka: Kreu i ri i AKSHI-t mbrojti doktoraturën duke kopjuar leksionet e një profesoreje rumune

09:14 - 18/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com