GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Protestë me valixhe para Parlamentit: Diaspora duhet të votojë!

23:05 - 16/07/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Protestë me valixhe para Parlamentit: Diaspora duhet të votojë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kohën kur vota e diasporës është në fazën më të nxehtë të debateve për votën e diasporës, një grup qytetarësh në emigrim në formë mesazhi ndaj politikës kanë marshuar nëpër Tiranë me valixhe. Në deklaratën për mediat ata bënë thirrje që të gjithë ti bashkohen protestës së 18 korrikut.

Pas një harku kohor prej dhjetë vitesh, artia Socialiste depozitoi në afatet limit të kohës, (pa konsensusin e partisë tjetër më të madhe në opozitë) projektligjin për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare 2025.

“KJo është hera e fundit që ju nuk mund të votoni direkt nga ku ndodheni, motra dhe vellezër emigrantë, sepse ne kemi nisur punën: një punë kolosale për të regjistruar shqiptarët jashtë Atdheut.” Kështu premtoi kryeministri Rama para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Fakt është se në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 25 prill 2021, për Kuvendin e ri, diaspora nuk votoi dhe çështja që shtrohet është a do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025?

Amendamentet e propozuara nga PS kanë si fokus vetëm detyrimin për riformulimin e dispozitave të caktuara të Kodit Zgjedhor, sipas arsyetimit dhe dispozitivit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për dy çështje; mundësimin e votës së diasporës dhe proporcionalitetin e herësit për ndarjen e mandateve brenda të njëjtit subjekt zgjedhor sipas votës parapëlqyese të dhënë nga zgjedhësit.

Vota cilën partitë në union kanë trumbetuar ndër vite,  këtë muaj (korrik 2024) ky proces është kanalizuar në vetëm tre nene të ndryshuara të Kodit Zgjedhor aktual.  Dhe, mbi të gjitha, pa konsensus.

Referuar projektligjit të depozituar nga PS, votimi nga jashtë vendit do të organizohet dhe administrohet nga KQZ-ja, sipas parashikimeve aktuale në Kod.

Procesi do të realizohet përmes shërbimit postar dhe jo elektronikisht. Ky i fundit varianti më i mundshëm (por jo i vetmi) që kish propozuar më herët kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Zgjedhësi që është me vendbanim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet e radhës për Kuvendin duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit.

Aktualisht lista e zgjedhësve jashtë vendit është një listë e vetme në shkallë vendi dhe përmban listën e shtetasve shqiptare që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Lista përfshin vetëm zgjedhësit me vendbanim jashtë vendit, të cilët kërkojnë nga KQZ – ja  që të pajisen me dokumentacionin e votimit nga jashtë vendit.  (Aktualisht të rregjistruar janë 10.300)

Lista e zgjedhësve pas përfundimit të procesit nuk ndryshon në asnjë rrethanë dhe për asnjë shkak pas afatit të parashikuar në këtë dokument

Dokumentacioni që kërkohet për të regjistruar vendbanimin e zgjedhësve që kanë shprehur vullnetin për të votuar nga jashtë vendit është i njëjtë me atë të parashikuar në ligjin “Për identifikimin e regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.

KQZ-ja dërgon nëpërmjet shërbimit postar fletët e votimit dhe çdo material tjetër zgjedhor dhe informativ në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit sipas listës së zgjedhësve për votimin jashtë. Fleta e votimit është e njëjtë me fletën e votimit që përdoret Brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Më tej, fletët e votimit të plotësuara dërgohen në adresën zyrtare të KQZ-së, nëpërmjet shërbimit postar me shpenzimet e zgjedhësit.

Është e rëndësishme të theksohet gjithashtu se, fletët e votimit të dërguara nga zgjedhësit jashtë vendit në momentin e mbërritjes në KQZ (aty ku edhe do të numërohen) do të ndahen sipas zonës zgjedhore të vendbanimit më të fundit të zgjedhësit para largimit nga Shqipëria.

Fatkeqësisht mazhoranca nuk ka një qasje transparence dhe zgjidhje afatgjatë të kësaj problematike pavarësisht se e ka pasur program elektoral në dy fushata elektorale. Por edhe opozita, nga ana tjetër, nuk ka një qasje të tille dhe një propozim konkret.

Diaspora po shihet si kërcënuese për të dyja palët dhe ato po bëjnë përpjekje për të gjetur artifica për t’i mbajtur larg.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1vota e diasporesZgjedhjet

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Disa të vdekur në një hotel në Bangkok, arsyet të mistershme

Disa të vdekur në një hotel në Bangkok, arsyet të mistershme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com