Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, gjatë seancës dëgjimore të Shërbimit Informativ Shtetëror për vitin 2023, në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, kritikoi kryetarin e Komisionit se po pengon opozitën të drejtojë pyetjet duke i kërcënuar se do të vijojë pa transparencë, por me dyer të mbyllura.
Noka teksa rikujtoi shprehjen e Edi Ramës se ‘SHISH është institucion thashethemesh’, e cilësoi një gabim të rëndë politik pengimin e opozitës për të drejtuar pyetje.
Fjala e Nokës
Çfarë përfaqëson zonja, Shërbimin Informativ të Shtetit apo institucionin e thashethemeve siç e ka cilësuar kryeministri. Kjo është një pyetje korrekte dhe zonja duhet të përgjigjet. Kryetar, ju bëtë një gabim shumë të madh dhe shumë të rëndë politik. Ju na kërcënuat se nëse nuk do të bëjmë pyetjet që kërkoni ju, ju do ta mbyllni Komisionin për mediat.
Pra, ju kërcënoni deputetët se në rast se nëse nuk bëhet pyetje që do ‘Lartmadhëria e tij – Sulltan Surreli’, do të ndërpritet e drejta e fjalës së lirë të deputetëve. Kjo që sapo thatë është një krim i rëndë dhe nëse e përsërit do e ndjekim këtë çështje. Nuk mund të kërcënosh kurrë deputetët e opozitës dhe nuk mund t’u kërkosh kurrë t’u ndërpresësh të drejtën dhe lirinë e fjalës deputetëve’.
Janë të referuar nga Policia e Shtetit për zgjedhjet e 2023, 51 militantë të PD, ndërkohë që çdo shqiptar dhe ndërkombëtar e shihte që qeveria firmoste tendera të pafundëm në shkelje të ligjit dhe Kodit Zgjedhor, ndërkohë që drejtorët e policisë në zyrat e shtetit shqiptar, jepnin porosi dhe koordinonin shpërndarjen e parave.
Drejtorët e policisë, ose narkodrejtorët dhe narkoshefat e komisariateve, shoqëronin bandat dhe blindat e bandave në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës apo kudo në çdo cep të Shqipërisë.
Sot për shqiptarët shqetësim është zhytja e kupolës së policisë në trafik droge. Sot shqiptarët nuk kanë kupolë të Policisë së Shtetit, por kupolë të narkopolicisë.
Dhe këtë nuk e thotë vetëm opozita, por edhe raportet, ua ka thënë edhe skapi i partisë.
Sot përveç se përfshirjes së policisë në drogë, sepse që kur erdhi rilindja këtu, Shqipëria është vendi kryesori i prodhimit të kanabisit në Europë, pra është Kolumbia e Europës. Vendi kryesor për trafikun dhe transitin e drogave të forta në Europë.
E sot Shqipëria është edhe laborator. Xibraka është uluritëse si provë dhe në Xibrakë e ke të zhytur Ardi Veliun, nëndrejtorin e policisë së asaj kohe, që sot është në kupolë të policisë. Ku është Neritan Nallbati, di gjë ti.
Sot policia drejtohet nga një kupolë që ka qenë përdorues në shumicën dërrmuese të saj, e Sky dhe Encro Chat. Dihet se këto telefona përdoreshin nga krimi i organizuar dhe mafia. Vazhdon sot të përdoren, ata sot paguhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Ata sot përfaqësojnë ligjin, kur janë antiligji, vazhdojnë sot përfaqësojnë shtetin, kur janë antishtetit. Vazhdojnë sot e flasin për antidrogën, kur janë vetë ata që koordinojnë drogën.
Porti i Durrësit sot është kthyer porti kryesor i Europës, nga i cili helmohet gjithë rinia evropiane. Ky është realiteti dhe për këtë shqiptarët janë të shqetësuar dhe jo marrëveshja. Në këtë situatë kërkohet një zgjidhje, por zgjidhja për fat të keq nuk po vjen se nuk mund të vijë nga shkaktarët. Zgjidhja kërkon vullnet politik, dhe vullneti juaj është ai që e zhyti dhe e ktheu në Kolumbi, e ktheu në Meksikë në Shqipëri, sepse vrasjet për drogën në këtë vend janë në shifrat më të frikshme që mund ti ketë pasë ky vend. Pra një zgjidhje politike.
Merrni e bluani sa të doni këtu, bosh jeni duke bluajtur. Mendoni se po bluani miell, por kashtë jeni duke bluar, sepse Shqipërinë e keni rrënuar, shkatërruar.
Discussion about this post