Egnatia ka kaluar në avantazh ndaj Borac Banja Luka në ndeshjen e kthimit të turit të parë kualifikues në Champions League.
Rrogozhinasit kaluan në avantazh pas një aksioni në të djathtën me Ibrahimoglu i cili çoi topin në rrjetë me gjuajtjen e tij.
Borac fitoi me shifrat 1-0 sfidën e parë në një atmosferë të tensionuar pasi tifozët boshnjakë nuk reshtën thirrjet antishqiptare, duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes.
Discussion about this post