Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, ka kërkuar që rekomandimet e këtij institucioni duhet të trajtohen jo vetëm si dokumenta zyrtare, por si dëshmi të çdokujt që ka nevojë për më shumë mbrojtje dhe më shumë drejtësi sociale.
Ajo tha se ndjekja e këtyre rekomandimeve me përgjegjshmëri është treguesi se sa një shoqëriështë e aftë për të ndërtuar një të ardhme të drejtë për të gjithë qytetarët e saj.
“Institucioni prej dy vitesh përballet ndër të tjera edhe me sfidën e zgjedhjes së një Avokati të ri të Popullit i cili të çojë përpara institucionin me mandat të plotë.
Ndërkohë, siç tregohet edhe nga statistikat, pjesë e raportit vjetor, por edhe të dërguara veçmas për secilin prej jush ditën e djeshme me postë elektronike, puna ka vazhduar me përkushtim dhe pa ndërprerje, çka është tregues se institucioni ynë është i fortë dhe i qëndrueshëm.
Këtë vit po ashtu u bë i mundur edhe emërimi i të tërë komisionereve të Avokatit të Popullit, çka zgjidhi edhe problemin e vakancës së gjatë të Komisionerit në Seksionin e Administratës.
Në vitin 2023, institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar gjithsej 7056 raste dhe kërkesa, me një rritje prej 792 raste më shumë se vitin 2022.
5722 raste janë trajtuar në formën e këshillimeve dhe orientimeve, duke u ofruar qytetarëve udhëzime të qarta mbi rrugët ligjore që duhet të ndjekin për trajtimin e rasteve të tyre.
Kjo shifër e lartë thekson rolin tonë të rëndësishëm në edukimin ligjor dhe orientimin e qytetarëve drejt zgjidhjeve të drejta.
Gjatë vitit kemi adresuar 266 rekomandime dhe kemi zgjidhur pa pasur nevojën e rekomandimit 572 raste.
Ndërkohë kemi rritur edhe efikasitetin e trajtimit më të shpejtë të ankesave duke vendosur objektiva gjithnjë e më të qartë, e duke i matur ato në mënyrë rigoroze”, tha Ballanca.
Avokatja e Popullit, duke u ndalur te vlera e mimimumit jetik, tha se nëse vetëm do të trajtonim indeksimin e çmimeve sipas indeksimeve zyrtare apo raportit të rritjes së çmimeve të përcaktuar nga INSTAT në vitin 2024 do të duhej të ishte 21,039 lekë për person.
Në vijim ajo tha se “ndërkohë, kemi ndjekur edhe ecurinë e vlerës së ndihmës ekonomike edhe indeksimin e pensioneve të cilat mbeten ende në një vlerë të ulët, veçanërisht pensioni social i cili sot është në masën 9,327 lek, ndërkohë që vlerat e pensioneve janë indeksuar çdo vit: 2018- 2.8%; 2019- 2.8%; 2020- 2.4%; 2021- 2.7%; 2022- 3.3%; 2023- 8.6%”.
Ajo theksoi se përpjekjet e Avokatit të Popullit do të vijojnë për t’a luftuar sa më fortë paradoksin e përhershëm, ku deklaratat e lartësimit të të drejtave të njeriut dhe realiteti i vështirë i jetës së përditshme janë dy anë të një monedhe që rrallë herë përputhen.
Ballanca evidentoi se Shqipëria ka bërë përparime të konsiderueshme në fushën e të drejtave të njeriut, por ka ende sfida dhe detyra për të përmbushur dhe për të arritur standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
“Në vitin 2023, BE paraqiti raportin e vlerësimit tëthelluar për institucionin e Avokatit të Popullit, nga ku rezultoi se institucioni përmbush plotësisht standardet e BE-së, ndërsa nevojat për përmirësim të vazhdueshëm lidhen me zgjerimin e mandatit të institucionit edhe në sektorin privat, në kuadër të konceptit të ri të të drejtave të njeriut si një nocion holistik që shtrihet gjithnjë e më shumë në çdo aspekt të jetës dhe jo vetëm në të drejtat politike e civile.
Gjithnjë e më tepër theksi po vihet tek të drejtat social-ekonomike, e për rrjedhojë ka nevojë dhe për shtrirjen e mandatit të institucionit tonë nësektorin privat”, tha ajo.
Problemet e evidentuara nga Avokati i Popullit
- Në vitin 2023 Komiteti për Parandalimin e Torturës (CPT) paraqiti raportin për Shqipërinë.
Raporti ishte në linjë me gjetjet e mëhershme të Avokatit të Popullit, por me rëndësi vlerësoj të theksoj problemin e numrit tejet të lartë të të paraburgosurve nëpopullatën e burgjeve në Shqipëri.
Ne kemi mesatarisht në vitin e kaluar 60% të popullatës së burgjeve, të paraburgosur. Çka është në mënyrën më abosulte një nga shifrat më të larta të cilido vend të Këshillit të Evropës.
Mesatarja evropiane është 25% dhe praktikat më të mira kanë 10% tëpopullatës së burgjeve të paraburgosur.
Avokati i Popullit vlerëson gjithashtu se ka nevojë për ndryshim thelbësor në qasjen ndaj parimit të prezumimit të pafajësisë por edhe me faktin se ka një kosto financiare shumë të madhe mbajtja e personave nëparaburgim, dhe për këtë ka nevojë për ndryshime strukturore për të ndryshuar qasjen e zbatimit të politikës penale nëvendin tonë.
Masat arrest me burg duhet tëjenë masa e fundit e përdorur dhe atëherëkur asnjë masë tjetër nuk është e përshtatshme.
- Mungesa e një institucioni forensik në vendpër të trajtuar personat që kanë nevojë për mjekim të detyruar apo që kanë kryer njëvepër penale në kushtet e papërgjegjshmërisë.
Ky është, në vlerësimin tonë, dështimi më flagrant i të drejtave tënjeriut në vend, dhe përmirësimet në këtëfushë ndër vite kanë qënë minimale, pavarësisht edhe disa vendimeve të GJEDNJ-së kundër Shqipërisë për këtë çështje.
Ky institucion në këtë moment ka mbipopullim absolut, me hapësira jetësore që janë në kushtet e shkeljes, e parashikuar nga neni 3 i Konvetës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Avokati i Popullit vlerëson se është e pajustifikuar vonesa ndër vite që këta persona të trajtohen me kujdesin e duhur shëndetësor, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërputhje me ligjin për shëndetin mendor, ka dymbëdhjetë vite që ky ligj është miratuar, nuk zbatohet dhe nuk është i ndërtuar institucioni forensik nga ana e ministrisë përkatëse, duke vijuar të mbeten në sistemin penitenciar ku trajtimi i tyre do të jetëgjithnjë në kushtet e shkeljes së Nenin 3 të Konventës.
- Moshimi i shoqërisë dhe masat e marra për adresimin e kësaj çështjeje kanë qënë gjithashtu në vëmendjen e Avokatit të Popullit. Ne vlerësojmë se kapacitetet e insitutucioneve rezidenciale të përkujdesit social për të moshuarit janë shumë të ulëta dhe të pamjaftueshme për të adresuar problematikën e moshimit të shoqërisë.
Numri aktual i të moshuarve në 6 Institucionet Rezidenciale të Përkujdesit Social për të Moshuarit, është 329.
Me kapacitete të ndara në vende të ndryshme, në Tiranë ka 47 përfitues, në Shkodër ka 65 përfitues, në Kavajë ka 61 përfitues, në Fier ka 53, në Gjirokastër ka 57 përfitues,në Poliçan ka 46.
Gjatë vitit 2023 në Komisionin Qendror pranë Sherbimit Social Shteteror, janë paraqitur 103 kërkesa të reja,çka do të thotë kërkesa për 1/3 e kapciteteve të të gjithë sistemit që ne kemi për përkujdesjen rezidenciale të personave të moshuar.
Vetëm 89 kërkesa janë adresuar, kjo tregon se ka nevojë urgjente për shtimin e kapaciteteve.
- Përkujdesja sociale po ashtu ka marrë vemendjen dhe energjitë tona gjatë këtyre viteve. Ne kemi advokuar në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me nevojën për të miratuar minimumin jetik në vend.
Raporti i hartuar prej nesh në vitin 2019 nuk është adresuar dhe nuk kemi pasur përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Madje, edhe në Kuvend raporti nuk u diskutua asnjëherë në mënyrë të posaçme.
Ky ka qënë raporti i dytë i bërë nga ne për të evidentuar në mënyrë strukturore nevojënpër të përcaktuar këtë vlerë dhe për të formësuar politikat sociale në bazë të kësaj mase.
Bazuar në analizën e dedikuar, vlera e minimumit jetik për vitin 2019 ka qënë përafërsisht 17, 875 Lekë për person.
Vlera e mimimumit jetik nëse vetëm do të trajtonim indeksimin e çmimeve sipas indeksimeve zyrtare apo raportit të rritjes së çmimeve të përcaktuar nga INSTAT në vitin 2024 do të duhej të ishte 21,039 lekë për person.
Ndërkohë, kemi ndjekur edhe ecurinë e vlerës së ndihmës ekonomike edhe indeksimin e pensioneve të cilat mbeten ende në një vlerë të ulët, veçanërisht pensioni social i cili sot është në masën 9,327 lek, ndërkohë që vlerat e pensioneve janë indeksuar çdo vit: 2018- 2.8%; 2019- 2.8%; 2020- 2.4%; 2021- 2.7%; 2022- 3.3%; 2023- 8.6%.
- Një nga angazhimet e Avokatit të Popullit për periudhën raportuese, ka qënë dhe procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ky proces shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë ka pasur sfidat dhe problematikat e veta në të gjitha fazat e zhvillimit.
Vlerësimi i kritereve të integritetit, për shkak të rëndësisë së tij, ishte dhe më sfiduesi. Fatkeqësisht në ligj ka dhe një parashikim i cili nuk është nëpërputhje me ligjin për dekriminalizimin, kompetencat e institucioneve që bëjnë këtë vlerësim qoftë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi qoftë Avokati i Popullit, nuk janë në të njëjtën linjë me kompentencat e Prokurorisë së Përgjithshme.
Në këto kushte Prokuroria e Përgjithshme nuk kryen këtë proces, por u kërkon komisioneve të përkohëshme ta kryejnë ata vlerësimin dhe hartimin të të gjithë raportin për dekriminalizmin për këta persona.
Ndëkohëqë ligji e përcakton që dokumentacioni duhet të dërgohet drejtëpërsëdrejti në Prokurorinë e Përgjithshme.
Për këtë arsye është e nevojshme që puna të vendoset mbi baza të qarta dhe të harmonizuara e të bëhen ndryshimet përkatëse në ligj, pasi është e qartë që këto komisione nuk kanë kapacitetet e duhura dhe kuptimin e duhur të ligjit sikurse Prokuroria e Përgjithshme.
Për shkak të rëndësisë që kishte verifikimi në kuadër të vlerësimit të integritetit të kandidatëve, Komisioni i Pavarur Ad-Hoc, vlerësoi që ta realizojë vetë këtë proces, pavarësisht se u desh një kohë shumë e gjatë për ta bërë atë dhe duke çuar edhe në problematika që nuk kanë qënë të vogla, edhe me kërkesa të shumta nga ana e publikut se përse ky proces po zgjaste kaq shumë, por ne vendosëm të bindur që më mirë bënim një proces të vërtetë meritor dhe të drejtë sesa të mos e bënim procesin dhe më pas të dilnin problematika me kandidatët.
Duhet të theksohet se, gjatë këtij procesi, pati edhe ankimime pranë Gjykatës Administrative të Apelit nga disa kandidatë dhe në asnjë rast procesi nuk përfundoi brenda afateve të parashikuara ligjore, pasi është e pamundur që një proces të bëhet brenda një afati aq të shkurtër sa është ai i përcaktuar në ligj, afati 7 ditor.
Në përfundim të këtij procesi, nisur dhe nga angazhimi dhe eksperienca e deritanishme, gjykojmë se është e nevojshme ndërmarrja e iniciatives ligjore për ndryshimin e dispozitave të ligjit nr.115/2016, që kanë të bëjnë me përgjegjësinë institucionale për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore, afateve kohore të realizimit të këtij procesi, cilësinë e përzgjedhjes së kandidatëve, nevojën e mbështetjes financiare të institucionit të Avokatit të Popullit si dhe nëvlerësimin tonë rishikimin e disa prej kritereve dhe karateristikave të cilat duhet tëkënë këta kandidatë.
Gjithashtu, vlerësojmë se konsiderohet i nevojshëm edhe ndryshimi i dispozitave, qëlidhen me funksionimin e Komisionit tëShoqërisë Civile për përzgjdhjen e anëtarëvetë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëvetë Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e shoqërisë civile.
Vlerësojmë se përfshirja e Avokatit të Popullit, duhet të jetëjo vetëm në fazën e vlerësimit paraprak tëdokumentacionit, por edhe si pjesë e ketij Komisioni për të siguruar standarde të njëjta për të gjithë anëtarët që janë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Nuk kemi as dhe një mundësi për të garantuar që e njëjta procedurë dhe të njëjtat standarte do të aplikohen edhe nga anëtarët e shoqërisë civile në organizimin e këtij komisioni, të cilat janë të hartuara apo të ndjekura nga ana e Komisonit ad hoc për anëtarët e tjerë.
Rezulton që disa anëtarë të zgjidhen me procedura më të thelluara dhe disa anëtarë zgjidhen me procedura më pak të thelluara dhe kjo është një prej çështjeve që konsiderojmë problematike.
Më tej vlerësojmë se duhet rregulluar edhe procesi pas përfundimit të kësaj faze, vendimmarrja administrative e cila i nënshtrohet edhe hetimit gjyqsor dhe procesi që ndodh në Kuvend, në mënyrë të veçantë me përjashtimet e mëtejshme.
Ajo që ne kemi verifkuar fatkeqësisht në këtë rast, është se ka pasur institucione shtetërore të cilat kanë dërguar përgjigje të ndryshme institucionit tonë dhe përgjigje të ndryshme sekretarisë sëKuvendit dhe unë besoj se për këtë do të duhet të ketë një vlerësim të rëndësishëm, pasi ky proces vërtetë kryhet nga disa grupe dhe institucione por në fund është Kuvendi ai i cili merr produktin dhe për këtë produkti duhet të jetë më i miri.
Avokati i Popullit vlerëson se qëllimi i procesit duhet të vlerësohet nga të gjithë aktorët dhe të kontribuohet maksimalisht për të zgjedhur më të mirët. Zgjedhja me gogla nuk përbën proces të bazuar në meritë, dhe duhet të shmanget.
Në një shoqëri demokratike dhe të drejtë, respektimi dhe zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit është dëshmi e përkushtimittuaj ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mirëqenies së qytetarëve, që është e duhet të jetë qëllimi i secilit prej pushteteve, ne kemi vetëm fuqi rekomanduese.
Në të gjitha rastet Avokati i Popullit ka komoditetin të përfaqojë standardin më të mirëtë të drejtave të njeriut dhe është vetëm fuqia e argumentit dhe e seriozitetit të punës sëinstitucionit që i jep një atij minimum force detyruese që ka nga ana e autoriteteve shtetërore.
Për këtë arsye unë besoj se është detyra jonë për ta bërë punën me cilësi shumë herë më të lartëdhe të kemi sa më pak përgjigje negative nga ana e organeve shtetërore.
Vlerësoj se standardi që kërkohet në bazë të rekomandimit të Këshillit i Evropës që në rastet e përgjigjeve negative apo moszbatimit të rekomandimeve të institucineve të pavarura të jepen përgjigje të arsyetuara, duhet të jetë një qasje dhe një pjesë që Kuvendi duhet të marri nismën të ndryshojë ligjin në përputhje me kërkesat e Këshillit të Evropës për Shqipërinë.
Për të punuar në mënyrë efektive për të drejtat e njeriut, është e rëndësishme të përdorim si zemrën ashtu edhe mendjen. Zemra na jep motivimin dhe empatinë e nevojshme për të luftuar për drejtësi, ndërsa mendja na jep mjetet dhe strategjitë për të realizuar këtë luftë në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme.
Për këtë arsye, si unë dhe ashtu dhe gjithë stafi i institucionit të Avokatit të Popullit, lajtmotiv të punës së tyre kemi të bëjmë punën me zemër dhe sigurisht ta bëjmë me mendje.
Discussion about this post