GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbi 2000 shqiptarë të burgosur në Itali, 21 janë gra

19:02 - 18/07/24
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Revoltë në burgun italian, të dënuar të armatosur plagosin dy policë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritet numri i vetëvrasjeve në burgjet italiane, mes tyre dhe shqiptarë. Mbipopullim, dhunë e revolta të të burgosurve ka shtyrë Ministrin e Drejtësisë Carlo Nordio të kërkoj vendosjen e një Komisioneri të jashtëzakonshëm. Detyra e tij do të jetë hartimi i një plani kombëtar që të shtojë numrin e burgjeve, të reduktojë problematikat e mbipopullimit në to e të mungesës së personelit si dhe mundësitë përmes marrëveshjeve të përbashkëta mes vendeve për riatdhesimin e të burgosurve të huaj.

Ministria Italiane e Drejtësisë ka publikuar raportin e fundit mbi numrin e të burgosurve të huaj në sistemin penintenciar italian me të dhëna të përditësuara deri më 30 qershor 2024.

2029 të burgosur shqiptarë vuajnë dënimin ndaj drejtësisë italiane e 21 prej tyre janë gra.

Shqiptarët në burgjet italiane përbëjnë 10.5 % të numrit të përgjithshëm të të burgosurve të huaj që janë mbi 19 mijë.

Të burgosurit shqiptarë renditen të katërt në numër pas atyre marokenë, tunizianë, e rumunë.

Numri më i lartë i të burgosurve shqiptarë ndodhet në rajonin e Lombardisë, ku vuajnë dënimin 383 prej tyre, në Emilia Romagna me 218 të burgosur shqiptarë e Piemonte me 202.

Mbipopullimi i burgjeve, mangësitë e personelit në sistemin peninteciarë, rritja e numrit të vetëvrasjeve në to, janë problematikat që gjatë orëve të fundit kanë ndezur debatin politik e publik italian.

Sindikatat e policisë së burgjeve me një notë zyrtare kanë përcjellë alarmin se “sistemi peninteciarë në Itali nuk është i aftë të kryej misionin e tij, t’i rikthejë shoqërisë persona të rikuperuar”.

“Episodet e dhunshme brenda burgjeve, revoltat e të burgosurve janë bërë të zakonshme, mbipopullimi e kushtet e papërshtatshme të qelive që shkelin normativën Europiane, mangësia e numrit të personelit e asistentëve socialë, janë prova që dëshmojnë se ky sistem është në rrezik e se politika ka harruar burgjet e problematikat në to”, lexohet ne komunikatat informuese të Policisë së burgjeve.

Prej fillimi të vitit 2024 deri më sot janë sinjalizuar një numër si kurrë më parë i të personave të vetëvrarë në to; 57 të burgosur e 6 punonjës burgjesh.

122 është numri i të burgosurve që kanë ndërruar jetë në këto gjashtë muaj të parë të 2024.

Mes burgosurve të vetëvrarë ka dhe shqiptarë.

“Është një masakër e vërtetë”, thotë për gazetaren Alba Kepi, Aldo di Giacamo,  Sekretari i përgjithshëm i Policisë Penintenciare SPP.

“Është një verë e pafundme me vetëvrasje e në 6 muajt e fundit 17 raste vdekjesh të të burgosurve janë në hetim për të zbardhur motivet”.

Mbi situatën në burgjet italiane, Ministri i Drejtësisë Carlo Nordio është thirrur në një dëgjesë në Parlamentin Italian ku ka referuar evidencën e këtyre problematikave.

“Rreth gjysma e të burgosurve në burgjet italiane janë të huaj e emërimi i një Komisioneri të jashtëzakonshëm do të ketë detyrën të zgjidh problematikat e rënda që po kalon aktualisht sistemi peninteciarë” u shpreh ai.

Deputetja e Partisë Demokratike Deborah Serracini në replikën e saj përcolli shqetësimin se në burgjet italiane është rritur dhe numri i të burgosurve minorenë, e si kurrë më parë ka ndodhur si dhe i nënave me fëmijë të mitur.

 

Etiketa: Italishqiptarette burgosur

Lajme të lidhura

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15
Botë

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
Para
Samiti i liderëve të BE në Angli, Rama takohet për herë të parë me kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer

Samiti i liderëve të BE në Angli, Rama takohet për herë të parë me kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë. Nga informacionet paraprake, mësohet se emigrantët...

Lexo më shumë
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com