GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Skandali i mikrokredive/ “Ma solli burri yt, prokurori”, debat për dosjen e Guvernatorit Sejko mes Bardhit dhe Felajt

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali i mikrokredive/ “Ma solli burri yt, prokurori”, debat për dosjen e Guvernatorit Sejko mes Bardhit dhe Felajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një dokument i prokurorisë që implikon Guvernatorin e BSH Gent Sejkon në skandalin e mikrokredive shkakton debat të fortë mes nëkryetares së Kuvendit. Felaj dhe deputetit Gazmend Bardhi. Ata janë përplasur ashpër gjatë seancës së sotme parlamentare, teksa nga foltorja Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, raporton mbi raportin vjetor të viti 2023.

Teksa Gazment Bardhi mori fjalën, Felaj tha se nuk po flet për procedurë e duhet t’i ndërpresë fjalën, ndërsa i tha po ashtu se “juve ju kanë akuzuar njerëz të partisë suaj se i keni shërbyer interesave të përmbaruesve privat”.

“Moj zonjë, ty të kanë akuzuar se të kanë marrë peng bandat dhe të kanë gjetur me të pandehurit, e ne s’po themi gjë”, iu përgjigj Bardhi.

Debati vijoj edhe më tej, ku Felaj tha se dokumenti që Bardhi i referohej lidhur dhe hetimet për përmbaruesit provat nuk vlente, e duhej të ngrihej alarm se si dokumentet e dosjeve kanë rënë në duart e tij.

“Po bien dhe në dorën time e tënden, e të burrit tënd, na lër të mbarojmë. Do bien edhe në dorën tonë’, tha Bardhi, ndërsa i tha  më tej Felajt se “dosjen burri jot ma dha, prokuror! A punon në Prokurorinë e Tiranës, më solli dosjen e guvernatorit të bankës”

Pjesë nga debati:

Felaj: Nëse nuk keni konflikt interesi uluni dhe mos e vijoni këtë gjë. Ju kanë akuzuar njerëz të partisë suaj se i keni shërbyer interesave të përmbaruesve privat

Bardhi: Moj zonjë, ty të kanë akuzuar se të kanë marrë peng bandat dhe të kanë gjetur me të pandehurit, e ne s’po themi gjë.

Felaj: Mos e zgjasni këtë debat, mos u fusni në historira se më keq do të dilni.

Bardhi: Jo unë nuk dal keq kurrë zonjë, se unë mbaj përgjegjësi për  firmat që hedh, ndryshe nga ty që të marrin peng. Në këtë relacion që unë lexova, ka dy banda, banda e përmbaruesve dhe banda e Bankës së Shqipërisë. Ju keni marrë përsipër ti mbroni të dyja bandat.

Felaj: Zoti Bardhi nuk po flini për procedurë, respektoni kolegët dhe institucionit që përfaqëson guvernatori. Mund të mos ju pëlqej farë guvernatori, por ai përfaqëson një institucion kushtetues.

Bardhi: Nuk kam lidhje fare me guvernatorin.

Felaj: Kush është pra shqetësimi juaj në këtë pikë.

Bardhi: Ekzaktesit, në respekt të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, nuk bëra asnjë koment personal, por iu referova një institucioni tjetër të pavarur, që është Prokuroria e Shtetit. Që të mos jenë akuza politike, por një dokument që e thotë një institucion.

Felaj: Jua thash vlefshmërinë e atij dokumentin, nuk është provë që ju ta tirrni kaq gjatë. Këtu të ngrihet një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj.

Bardhi: Po moj bien dhe në dorën time e tënden, e të burrit tënd, na lër të mbarojmë. Do biën edhe në dorën tonë.

Felaj: Të mbeti dhe emri kush ta ka dhënë pa thënë.

Bardhi: Pse do të ta them ty? Burri jot ma dha, prokuror! A punon në Prokurorinë e Tiranës, më solli dosjen e guvernatorit të bankës.

Felaj: Mbarojeni, po kaloni çdo nivel etike.

gijotina.com/

Etiketa: Gazmend BardhiGent SejkoKryesore1

Lajme të lidhura

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri
Breaking Views

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

21:28 - 04/06/26
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin
Breaking Views

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin

20:56 - 04/06/26
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit
Aktualitet

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit

20:55 - 04/06/26
Para
“As presidenti nuk është mbi ligjin”, Biden kritikon vendimin e Gjykatës për imunitetin presidencial

1.2 miliardë dollarë, Biden fal borxhet për 35 mijë studentë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri
Breaking Views

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

21:28 - 04/06/26

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Lexo më shumë
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin

20:56 - 04/06/26
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit

20:55 - 04/06/26
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së

20:12 - 04/06/26
Shfaqet “grupi nismëtar” me 5 kërkesa para Kryeministrisë: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit!

Shfaqet “grupi nismëtar” me 5 kërkesa para Kryeministrisë: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit!

20:05 - 04/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom