GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I parkonin makinat para ballkonit, ja pse Edmond Naska qëlloi me armë në qytetin e Korçës

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
I parkonin makinat para ballkonit, ja pse Edmond Naska qëlloi me armë në qytetin e Korçës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno/ Disa makina që parkoheshin vazhdimisht poshtë oborrit të shtëpisë së 71-vjeçarit Edmond Naska, janë bërë shkak i goditjes me armë në ajër në Korçë.

Makinat parkoheshin nga banorë të lagjes Nr.16 dhe persona të ndryshëm në Korçë dhe kjo gjë, herë pas here ka sjellë acarimin e 71-vjeçarit Naska, duke u konfliktuar me drejtuesit e mjeteve.

Por tre ditë më parë ai kaloi në veprime më të dhunshme, duke vënë në zbatim dhe një armë zjarri automatik, që e mbante pa lejë në banesën e tij. Naska, ka qëlluar disa plumba në ajër duke terorizuar banorët e zonës.

Por më pas ka hyrë brenda në banesë dhe aty ka qëndruar derisa ka negociuar policia RENEA për vetëdorëzimin e tij dhe më tej është bërë dhe sekuestrimi i armës automatike.

Pasi është shoqëruar në polici Edmond Naska s’ka pranuar të japë shpjegime me argumentin se ndihej shumë i tronditur për atë që kishte ndodhur.

Ndërkohë disa nga fqinjët e tij, kanë treguar në polici se Edmond Naska, herë pas here ankohej dhe konfliktohej me personat që i parkonin makinat në rrugë, shumë pranë ballkonit të tij, që ndodhet në katin Nr.1 të pallatit.

Nisur nga kjo situatë prokurori i gatshëm Alban Syri ka vendosur të rregjistrojë dosjen penale me Nr.843 për akuzën e “Mbajtes pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe “Prishjen e qetësisë publike”.

I arrestuari Edmond Naska, ka dalë dje para gjykatës së Korçës ku është njohur me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kjo masë sigurimi u kërkua për shkak të moshës së thyer të tij dhe legjislacioni penal shqiptar nuk lejon futjen në burg të personave të moshuar për vepra penale që parashikojnë një dënim disi më të ulët.

Etiketa: parkimiTe shtena

Lajme të lidhura

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Para
Arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Londër për vrasjen e një adoleshenti

Arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Londër për vrasjen e një adoleshenti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com