GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi pa garë/ Majlinda Bufi i bie me top parave, asfalton 1 km me 116 milionë lekë

11:48 - 20/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi pa garë/ Majlinda Bufi i bie me top parave, asfalton 1 km me 116 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, shënon rekord të ri në shpërdorimet e buxhetit. Më datë 18 korrik 2024 është publikuar kontrata e tenderit me objekt  ‘Rikonstruksion i rrugës “Kozma Prifti”, fshati Marinëz, (905+265 ml , b=4m+0.5 bankin’. Sipas të dhënave në dokumentet e tenderit, në rrugë do t’i hidhet një shtresë asfalt. Dhe bëhet fjalë për një segment me gjatësi 1 km të gjatë. Gjithsesi rikonstruksioni i kësaj rruge ekzistuese do t’u kushtojë shtrenjtë taksapaguesve nga Rroskoveci.

Bufi ka planifikuar të shpenzojë 116 milionë lekë për këtë punë. Për një punë që zgjat vetëm 3 muaj dhe që merr një fond të madh, kanë shfaqur interes 14 kompani.

“INFINIT” SHPK  kishte propozimin më ekonomik, me vlerë rreth 80 milionë lekë, është skualifikuar nga gara pasi rezulton, sipas komisionit të vlerësimit, të jetë ofertë “anomalisht e ulët”. Po ta frysh fondin limit sipas interesit të një kompanie të caktuar, sigurisht që ofertat ekonomike ngjajnë “anomalisht të ulëta”. Ndërkohë fill pas “INFINIT”, janë përjashtuar edhe  12 firma të tjera, të cilat kishin vlera të përafërta me kompaninë që është shpallur fituese.

Sipas fakteve, kompania duket që ishte paracaktuar si fituese, si pasojë janë përjashtuar 13 firma menjëherë dhe është lënë mbiu tavolinën e kryetares vetëm zarfi me ofertën e “RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN”.

Firma ka pronar Kujtim Hasën nga Elbasani, që është favorizuar nga qeveria me koncesione dhe privatizime.

Kështu, pa asnjë konkurrent përballë me ofertën 83 milionë lekë kjo kompani përfitoi kontratën për të mbushur gropat e kësaj rruge në Rroskovec. Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamur të kuq’ që është shenja e riskut të korrupsionit. Ky flamur është për të treguar abuzim me fondin pasi evidentohen shkelje të ligjit ‘Për Prokurimet Publike’.

Kjo nuk është hera e parë, sepse kryetarja Bufi është përfshirë në skandale edhe më të mëdha. Kujtojmë se më datë 24 maj 2024, një grup banorësh nga fshati Suk në Bashkinë Roskovec, depozituan një  kallëzim në SPAK për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre për kryetaren e bashkisë Roskovec Majlinda Bufi për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Banorët pretendojnë se kryebashkiakia dhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë synojnë të lejojnë ndërtimin e një termocentrali me gaz duke rrezikuar shëndetin e të rriturve dhe fëmijëve.

Ndërkohë, më herët Bufi ishte thirrur në SPAK  për një kallëzim të opozitës për krime zgjedhore gjatë fushatës së vitit 2023.

Ndaj saj pati një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme pas një videoje të shfaqur në një emision investigativ në vitin 2023, ku kryebashkiakja shihej teksa i bënte presion me shkarkim nga puna një sanitareje për arsyen se kishte marrë pjesë në një miting të opozitës, në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbashkia roskovecendermajlinda bufi

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
I dënuar nga Italia me 8 vite burg për drogë, kapet në Vlorë dhe do të ekstradohet

I dënuar nga Italia me 8 vite burg për drogë, kapet në Vlorë dhe do të ekstradohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com