GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Të bashkohemi për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve, të rikthejmë vlerat e familjes…

21:07 - 20/07/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Regjimi çnjerëzor i Ramës përzuri nga vendi mbi 40 përqind të popullsisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili mbajti fjalën e tij përpara protestuesve u bëri thrrjje të gjithë shqiptarëve për bashkim, me qëllimin e vetëm; largimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e shpresës tek çdo qytetar.

Berisha theksoi se të mirat e Shqipërisë duhet të shndërrohen në të mira për çdo qytetar të këtij vendi dhe jo në parajsë për klanet kriminale të Edi Ramës, trafikantët dhe bandat e drogës, ministrat dhe familjarët e tij të pangopur.

Ai shtoi se duhet të bashkohemi në emër të fëmijëve, të rejave dhe të rinjve shqiptarë, që si qytetarë të këtij vendi kanë të drejtën e Zotit, kanë detyrimin të ëndërrojnë dhe të ndërtojnë ëndrrën e tyre më të bukur në Shqipëri. “Të bashkohemi në emër të familjes shqiptare, e cila është vlera themelore e përjetshme e këtij kombi”, tha ndër të thera Berisha.

Pjesë nga fjala:

Ne ftojmë çdo shqiptare e shqiptar, çdo pensioniste e pensiont, të bashkohet me ne.

Pensioni i tyre është poshtërim për ta.

Pensioni i tyre është nënçmim për ta.

Të bashkohen me ne, që ne mund të shlyejmë detyrimet e mëdha që shqiptarët kanë ndaj asaj gjenerate që u shkri dhe sot numëron qindarkat për kafshatën e gojës.

Numëron qindarkat për ilaçet për shëndetin e tij.

Sot qan me lot të ftohta mjerimi sepse qeveritarët vjedhin në një vit 120 përqind shumën totale të pensioneve të tyre.

Të bashkohemi për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri.

Shqipëria me të mirat e saj duhet të gëzojë çdo shqiptar.

Të mirat e Shqipërisë duhet të shndërrohen në të mira për çdo qytetar të këtij vendi dhe jo në parajsë për klanet kriminale të Edi Ramës, trafikantët dhe bandat e drogës, ministrat dhe familjarët e tij të pangopur.

Ndaj dhe le të jetë pra miq motoja e bashkimit tonë, për kauzën tonë të drejtë, motoja e ndryshimit, e qeverisë teknike, e zgjedhjeve të lira.

Të bashkohemi në emër të fëmijëve, të rejave dhe të rinjve shqiptarë, që si qytetarë të këtij vendi kanë të drejtën e Zotit, kanë detyrimin të ëndërrojnë dhe të ndërtojnë ëndrrën e tyre më të bukur në Shqipëri.

Dhe jo të largohen dhe të marrin rrugët e dheut.

Të bashkohemi për detyrimin që kemi ndaj çdo shqiptari që është i trembur, i trysnuar, i frikësuar për ta çliruar atë nga frika me guximin tonë.

Për të shkelmuar frikën dhe terrorin e këtij regjimi.

Për të çliruar Shqipërinë prej tij.

Të bashkohemi në emër të familjes shqiptare, e cila është vlera themelore e përjetshme e këtij kombi.

Familje që sot përjeton një agresion ideologjik, politik të paparë në histori në asnjë pushtim.

Në qoftë se ne nuk luftojmë për familjen shqiptare, në qoftë se ne nuk luftojmë për vlerat e saj, ne nuk meritojmë të quhemi më shqiptarë.

Sepse është ajo që ka sjellë në shekuj e mijëvjeçarë identitetin kombëtar të shqiptarëve në këto troje.

Sepse ata që me projekte makabre parashikonin zhdukjen tonë, kishin përcaktuar si objektiv kryesor shkatërrimin e nënës shqiptare, shkatërrimin e familjes shqiptare.

Ja pse ne duhet të bashkohemi me çdo shqiptar, që i thotë prindit prind, nënës nënë, babait baba, kundër këtij agresioni primitiv që kërkon t’i numeratojë ata sikur të mos ishin qenie njerëzore.

Që kërkon nënë fisnike shqiptare ta shndërrojë në një fermë tregu të mafies më të rrezikshme të Shqipërisë.

Etiketa: berishafamiljeKryesore1rroga

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Përfshihet nga flakët kati i dytë i një pallati në Fier

Përfshihet nga flakët kati i dytë i një pallati në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër
Breaking Views

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26

Superliga shqiptare e futbollit nisi të premte me raundin e 30-të. Në Vlorë vendasit e Flamurtarit barazuan 1-1 kundër KF...

Lexo më shumë
Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

07:31 - 04/04/26
Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com