GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakër në Memaliaj, dinamika se i ndodhi atentati me tre të vrarë në ambientet e një lokali

07:42 - 21/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakër në Memaliaj, dinamika se i ndodhi atentati me tre të vrarë në ambientet e një lokali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Memaliaj u trondit mbrëmjen e kaluar (20 korrik) nga një ngjarje kriminale, ku tre persona u vranë me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj në ambientet e një lokali, ku në rrethana ende të paqarta autorët hynë dhe qëlluan duke vrarë Shyqyri Kalemin 74 vjeç, Marsel Çelën 47 vjeç dhe Gledio Mukën 36 vjeç.  I plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

VIKTIMAT

Mësohet se viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemit). Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.

Dy viktimat e tjerë, Marsel Çela dhe Gledio Muka, janë kamarier dhe klientë në lokal. I plagosuri Artur Kalemi është xhaxhai i Andrea ( Tiku Kalemit).

MAKINE E DJEGUR

Policia e Gjirokastrës në një njoftim të orëve të vona informoi se pas krimit autorët ishin larguar me makinë drejt Mallakastrës më pas e kanë djegur.

SHENJESTRA

Sipas burimeve nga policia dyshohet se shënjestër e këtij atentati kanë qenë anëtaret e fisit Kalemi. Shyqyri Kalemi dhe Artur Kalemi janë të afërt të Adriatik Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate. Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë.

PISTAT E HETIMIT

Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit të sotëm vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea Adriatik Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.

KUSH ËSHTË ANDREA KALEMI

Andrea Kalemi në vitin 2001 rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht, më 13 prill 2001.

Në 2017-ën u arrestua në Tiranë me 2 të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, kundërshtuan punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Dyshohet se u përfshi në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor 2022, ndërsa arriti ti shpëtojë dy atentave/

Në gusht të 2023 Andrea Kalemi u tentua të vritej në ishullin Pax të Greqisë, por 51 vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa në dhjetor të këtij viti u plagos në një burg grek. Ndërkohë në janar 2024, Zamir Kalemi i shpëtoi atentatit kur persona ende të paidentifikuar qëlluan makinën në të cilën udhëtonte pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë. Ai u plagos në këmbë.

 

Etiketa: atentatKryesore1masakermemaliaj

Lajme të lidhura

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë
Aktualitet

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë

08:17 - 03/02/26
18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër
Aktualitet

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale

08:10 - 03/02/26
Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge
Aktualitet

Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge

22:30 - 02/02/26
Para
Parashikimi i motit, 12 Korrik 2024

Parashikimi i motit 21 Korrik 2024, si do të jenë temperaturat sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë
Aktualitet

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë

08:17 - 03/02/26

Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që...

Lexo më shumë
18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale

08:10 - 03/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 03/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026

07:33 - 03/02/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 3 Shkurt 2026

07:29 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com