GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Masakra në Memaliaj/ Berisha: Krimi po sundon në Shqipëri

në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Masakra në Memaliaj/ Berisha: Krimi po sundon në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur te ngjarjet e fundit kriminale në Shqipëri, duke lënë 5 viktima si pasojë e atentateve dhe vetëvrasjeve në burgjet e vendit, duke akuzuar drejtëpërdrejtë Edi Ramën si kokën e krimit.

‘Krimi mori tre jetë në Memaliaj dhe dy jetë në burgun e Fushë Krujë. Koka e krimit në Shqipëri është Edi Rama’, u shpreh Berisha në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Deklarata:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të madhe për ju, luftëtarë, qëndrestarë dhe qëndrestare të kauzës së drejtë.

Miqtë e mi!

 

Shqipëria u shndërrua në këto vite në protektoratin e krimit. Në çdo qelizë të këtij shteti, të bazuar në drogën, krimin e vjedhjen, krimi godet, krimi vendos, krimi sundon.

 

Rendi, jeta, siguria e shqiptarëve është sot në duart e tij, sepse narkoshteti nuk mund të jetë kurrë ndryshe veç se shtet i krimit.

 

Në harkun kohor të 24 orëve, krimi mori tre jetë në Memaliaj, dhe plagosi një qytetar. Plagosi një tjetër në Tale, por miqtë e mi, mori dy jetë të rinjsh në burgun famëzi të Fushë Krujës, të cilët vdiqën, njëri ditën e premte dhe tjetri të shtunën. Sipas xhelatëve të tyre shtetëror, vdiqën nga shkaqe natyrale, paçka se ishin respektivisht 39-32 vjeç.

Kam ngushëllime të ndjera për familjet e viktimave, por denoncoj para shqiptarëve sot, se kreu i krimit në Shqipëri, është Edi Rama.

Lajme të lidhura

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Para
Zonja e parë Jill Biden reagon pas tërheqjes së Joe Biden nga kandidimi

Zonja e parë Jill Biden reagon pas tërheqjes së Joe Biden nga kandidimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë
Aktualitet

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26

Një 39-vjeçar me iniciale D. D., banues në Paskuqan, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në rrugën...

Lexo më shumë
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com