GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e trefishtë në Memaliaj, ja foto e makinës së autorëve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e trefishtë në Memaliaj, ja foto e makinës së autorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në foto është automjeti tip BMW X5 me të cilën lëviznin autorët e vrasjes së 3-fishtë mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj, ku humbën jetën Shyqyri Kalemi, Gledian Muka dhe Marsel Çela dhe u plagos Artur Kalemi.

Tv Klan ka siguruar këtë foto të fiksuar nga kamerat e një biznesi fare pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Fuoristrada ngjyrë e zezë me targa gjermane ndodhet vetëm 100 metra larg vendit ku personat që janë brenda saj do të zbraznin breshëritë e kallashnikovit në drejtim të Shyqyri Kalemit.

Kjo pamje është fiksuar pak sekonda para se të kryhej ekzekutimi i trefishtë.

Makina është kapur nga disa prej kamerave sigurie gjatë lëvizjes, si para dhe pas atentatit. Por pavarësisht kësaj, në asnjërën nga pamjet nuk shquhen qartësisht vrasësit.

Për t’u mos identifikuar ata kanë qëlluar nga brenda makinës në drejtim të lokalit, ku çdo mbrëmje ulej 74-vjeçari Kalemi.

Dyshimet janë se ai është monitoruar nga atentatorët, të cilët pasi zbrazën breshërinë e plumbave në drejtim të bar kafes u larguan drejt Mallakastrës, ku dogjën makinën dhe 3 kallashnikovët me të cilët kryen vrasjen, të cilat janë dërguar për ekzaminim.

Policia ka marrë në pyetje mbi 20 persona dhe ka ushtruar kontrolle të shumta, por deri tani nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e autorëve.

Për zbulimin e tyre hetuesit po punojnë me pistën e hakmarrjes ndaj fisit Kalemi, sagë kjo që ka nisur prej vitit 2022, kur u ekzekutua me tritol nipi i Shyqyri Kalemit, Aleksandër Sadikaj.

Prej asaj kohe e deri tani përplasja e fisit Kalemi me një tjetër familje ka vijuar, duke prodhuar të paktën 5 viktima e disa të plagosur në atentate, ku objektiv kanë qenë djemtë e 74-vjeçarit, Adriatik dhe Zamir Kalemi, të cilët kanë mundur të shpëtojnë.

Etiketa: memaliajVrasje

Lajme të lidhura

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!
Aktualitet

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

18:49 - 02/08/26
Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

18:37 - 02/08/26
Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!
Aktualitet

Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!

18:04 - 02/08/26
Para
Meta plas “bombën”: Basha pjesë e një…

Basha i përgjigjet Metës për “21 Janarin”: Je simbol i pandëshkueshmërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!
Aktualitet

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

18:49 - 02/08/26

Bashkëkryetari i Komisionti të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi, i është përgjigjur Edi Ramës pas deklaratave të tij për kundërshtimet brenda...

Lexo më shumë
Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

18:37 - 02/08/26
Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!

Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!

18:04 - 02/08/26
FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës

FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës

17:58 - 02/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com