GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Eco Tirana” e Lali Erit i jep firmës italiane 3.1 miliardë lekë për makina, tenderi me “Flamur të kuq”

14:55 - 23/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
“Eco Tirana” e Lali Erit i jep firmës italiane 3.1 miliardë lekë për makina, tenderi me “Flamur të kuq”

“Eco Tirana” e Lali Erit i jep firmës italiane 3.1 miliardë lekë për makina, tenderi me “Flamur të kuq”

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lali Eri u dërgon fondet e bashkisë dhe administratorët e “Eco Tirana” i xhirojnë shpejt e shpejt përmes tenderave të korruptuar. Ndërkohë që SPAK është i zënë me hetimin e inceneratorit dhe aferën “5D”, Lali Eri po përdor shoqërinë “Eco Tirana” që e ka pothuajse private. Qysh në fillim të muajit mars 2024 kemi parë që “ECO Tirana” të zhvillojë çdo javë tenderë për të blerë kryesisht mjete dhe pajisje shpesh të përdorura dhe të amortizuara, që i kushtojnë buxhetit të bashkisë miliarda lekë.

Këtë herë, “Eco” e Lali Erit dhe e partnerëve italianë të implikuar me mafian në Verona, do të nxjerrë nga arka e bashkisë 3.1 miliardë lekë përmes tenderit me objekt ‘Blerje kompaktues 2/3 akse (18/27 mc)’.

Konkretisht do të blihen makineri me ngarkim të pasëm, për pastrimin e inerteve apo mbeturinave.

Nga një kërkim i thjeshte që bëmë shohim se një makinë e tillë  me ato përmasa, 3 akse dhe e re kushton 56 milionë lekë. Në dokument thuhet se do të blihen 10  të tilla me 3 akse dhe 8 me dy akse. Ne po i marrim në konsideratë sikur do blihen 18 me 3 akse, dhe në total do të kushtonin rreth 1.2 miliardë lekë.

Ndërsa Veliaj do të shpenzojë 3.1 miliardë lekë, pra rreth 1.9 miliardë lekë janë në diskutim formë pazari me shoqërisë dhe një kompanie private italiane.

Në dokumentin e publikuar shohim që vetëm firma Autobren s.r.l ka paraqitur ofertë me vlerë 2.4 miliardë lekë. Mund të themi që është një ofertë ekonomike në raport me shumën që ka përllogaritur komisioni për fondin limit.

Por, gjithsesi në kushtet kur nuk kishte asnjë konkurrent përballë, tenderi duhej anuluar.

Plani i administratorëve të Veliajt ka qenë që lekët t’i marrë biznesmeni italian, që është klient i përhershëm i shoqërisë dhe i përfiton gjithnjë tenderat për pajisje. Kështu, me siguri me porosi të Veliajt është publikuar kontrata me kompaninë e drejtuar nga Ampelio Ziggiotto. Kontrata është shënuar me ‘Red Flag’ nga Open Data Albania, për të treguar riskun e korrupsionit.

Ju kujtojmë që  më 12 korrik Gijotina.com denoncoi tenderin abuzivë me vlerë 120 milionë lekë që Veliaj ja dha të njëjtës firmë për të blerë makina pastrimi për rrugët dhe tenderin për tela dhe rula për fshesat.

Kjo firmë i ka përfituar fondet duke u favorizuar në mungesë konkurrence.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: 3.1 miliarde lekeabuzimblerjeEco Tiranaish kryebashkiaku italianlali erimakina per mbeturinaopen data albaniared flagVeliaj

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Gjykata e Lartë shtyn vendimin për Dritan Dajtin, vrasësin e 4 policëve

Gjyqi për Dritan Dajtin, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com