GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Listimet në Airbnb arrijnë rekordin e 21.5 mijë në qershor, dyfishohen dhe net-qëndrimet; Sa po fitohet nga qiraja ditore

18:37 - 23/07/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Listimet në Airbnb arrijnë rekordin e 21.5 mijë në qershor, dyfishohen dhe net-qëndrimet; Sa po fitohet nga qiraja ditore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa në vend ka një debat se pse shezllonët në plazhe janë në një pjesë të madhe bosh, duket se janë shtetasit e Shqipërisë dhe të Kosovës ata që i kanë “braktisur” plazhet, teksa kanë qenë dhe frekuentuesit më të rregullt të tyre.

Shtetasit shqiptarë një pjesë kanë ikur në emigracion (Censi tregoi 420 mijë shqiptarë më pak se në 2011), ndërsa pushuesit nga Kosova kanë më shumë alternativa pas heqjes së vizave nga janari i këtij viti.

Turistë të huaj në vend ka, por ata kanë një tjetër model të shpenzuari të kohës, duke mos ndenjur gjithë ditën në hijen e çadrës të ulur një vend, por edhe duke shëtitur nëpër qytete e zona malore. Shtrirja e vizitave përgjatë gjithë vitit është një tjetër dukuri e turistëve të huaj.

Një tregues, që mat direkt ecurinë e turistëve të huaj në vend janë net- qëndrimet në strukturat akomoduese me qira, rezulton me një rritje të ndjeshme, të paktën deri në fund të qershorit.

Të dhënat e Airdna, e cila mat performancën e njësive të njësive akomoduese që jepen me qira përmes platformës Airbnb, të vëna në dispozicion për “Monitor”, tregojnë se në 6 muajt e parë të vitit kërkesa për net -qëndrimi në këto struktura pothuajse është dyfishuar.

Në total, për 6 mujorin e parë 2024 në strukturat Airbnb janë shënuar 412 mijë net të prenotuara, me rritje prej 97% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport me 6 mujorin e parë 2022, net qëndrimet pothuajse janë trefishuar.

Vetëm në qershor, periudhë që përkon me fillimin e plazhit u shënuan gjithsej 140 mijë net të prenotuara përmes platformave Airbnb, me një rritje prej 90% me bazë vjetore.

Të dhënat tregojnë për një shtrirje të vizitave drejt Shqipërisë përgjatë gjithë vitit, me net-qëndrimet në shkurt dhe mars që u rritën me 108%. Rekordin e shënoi maji, ku prenotimet ishin 118% më të larta se maji i një viti më parë (shiko grafikun Numri i netëve të prenotuara me Airbnb).

 

21.5 mijë listime në qershor, arrijnë rekord ata që japin shtëpitë me qira

Kërkesa e lartë nga turistët për të marrë shtëpi me qira ditore ka nxitur që shumë pronarë shtëpish t’i lëshojnë ato për periudha të shkurtra, duke i hequr nga tregu i qirave afatgjatë, çka shkaktoi një shtrenjtim të qirave për vendasit. Qiranë janë rreth 30-40% më të shtrenjta në krahasim me një vit më parë.

Ana tjetër e turizmit; Si po rriten kostot e qirave, restoranteve e pushimeve për vendasit

 

Në qershor, numri i listimeve në të gjithë vendin arriti në një nivel rekord prej 21.5 mijë, sipas të dhënave nga Airdna.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në të gjithë vendin janë 39% më shumë njësi akomoduese që jepen me qira ditore.

Numri i atyre që lidhen me platformën Airbnb për të dhënë një apartament me qira është shtuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Në janar 2022 kishte vetëm rreth 6 mijë struktura akomoduese të listuara në këtë platformë.  (shiko grafikun: Listimet e disponueshme, Janar 2022- Qershor 2024 ).

 

Ulet lehtë mesatarja e qëndrimeve

Koha mesatare e qëndrimit të turistëve të huaj sipas të dhënave nga Airdna është mesatarisht 3 net. Ndonëse ka pasur kërkesë të shtuar në pjesën e parë të këtij viti, ata po qëndrojnë më pak. Në qershor 2023, mesatarja e net qëndrimeve ishte 3.1, ndërsa në të njëjtin muaj të këtij viti ka zbritur në 2.9.

Periudha më e gjatë e qëndrimit është në korrik dhe në gusht, me përkatësisht 3.4 dhe 3.6 net qëndrimi, sipas të dhënave për vitin 2023.

Kërkesa e lartë rrit çmimet e qiradhënies

Në qershor, çmimi mesatar ditor që jepej një strukturë akomoduese arriti në 67 dollarë, nga 47 që ishte në janar dhe 10% më i lartë sesa e njëjta periudhë e një vit më parë. Përgjithësisht qiraja është më e lartë me afrimin e sezonit dhe kulmon në korrik e gusht. Në gusht të vitit të kaluar, mesatarja e qirasë arriti në 78 dollarë, nga 68 dollarë në gushtin e vitit 2022. (Shiko grafikun: Qiraja mesatare ditore (USD), janar 2022-qershor 2024)

 

Apartamenti është i zënë maksimumi gjysmën e kohës

Nëse e nxjerr shtëpinë me qira ditore nuk e ke të garantuar prenotimin çdo ditë, teksa gjithçka do të varet nga kërkesa.

Të dhënat e Airdna bëjnë të ditur se norma maksima e zënies arrin në rreth 60% në kulmin e sezonit në gusht, që do të thotë se nga 30 ditë, shtëpia siguron të ardhura për 18 ditë. Kërkesa më e ulët në 2024 ishte në janar, me një normë zënieje prej 32%, për tu rritur gradualisht në qershor, në 51%. (Shiko grafikun: Norma e zënies)

 

 

 Sa fitohet në ditë nga qiradhënia

Nëse me qiranë mujore ke një të ardhur me vlerë relativisht më të ulët se nëse do e jepje me qira ditore, pagesa është e garantuar. Nëse e jep shtëpinë më qira ditore duhet të mbash në konsideratë se zënia e saj do të varet nga kërkesa, mund ta kesh të zënë 30 ditë, apo 3 ditë, ose mund të rrijë dhe bosh gjithë muajin.

Të dhënat e Airdna bëjnë të ditur se e ardhura ditore për dhomë të disponueshme (duke marrë në konsideratë çmimin ditor dhe normën e zënies) luhatet nga 17 euro (kryesisht në janar kur si çmimi ditor dhe norma e zënies janë më të ulëta) dhe norma në maksimumi 50 euro gjatë gushtit. E përkthyer në një të ardhur mujore, nëse e jepni shtëpinë me qira ditore fitoni mesatarisht midis 500 deri në 1500 euro në muaj. (Shiko grafikun: E ardhura ditore për dhomë të disponueshme)

 

Etiketa: AirbnbTurizem

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi del nga SPAK: Do të vij sa herë të më thërrasin

Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi del nga SPAK: Do të vij sa herë të më thërrasin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com