GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i Komisioni Evropian për Shqipërinë: Korrupsioni i përhapur, problem dhe gjatë fushatave zgjedhore

16:30 - 24/07/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
DW: Në Shqipëri akti i korrupsionit nuk është dënuar si krim i rëndë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raporti i Komisioni Evropian për Shqipërinë: Korrupsioni i përhapur në shumë fusha, problem dhe gjatë fushatave zgjedhore

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e tij të pestë vjetor për Sundimin e Ligjit, i cili monitoron zhvillimet e rëndësishme dhe vlerëson situatën e sundimit të ligjit në vendet e BE-së.

Edicioni i këtij viti prezanton gjithashtu kapituj mbi Shqipërinë si dhe shtete si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, “për të mbështetur përpjekjet e tyre për reforma dhe për të siguruar punën e vazhdueshme për sundimin e ligjit për përparimin e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në një deklaratë të komisionit.

Gjyqësori

Raporti vlerëson se Shqipëria ka zbatuar një reformë të rëndësishme gjyqësore që nga viti 2016: i gjithë sistemi i drejtësisë është ristrukturuar dhe procesi i vettingut për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët ka forcuar përgjegjësinë.

Megjithatë, evidentohet se ekzistojnë mangësi në emërimin e anëtarëve jo-magjistratë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Vlerësohet se Inspektori i Lartë i Drejtësisë është funksional, por numri i konsiderueshëm i vendeve të lira për inspektorë-magjistratë përbën një sfidë.

Raporti evidenton shqetësimet për ndërhyrjen e politikës në gjyqësor, mungesën e burimeve njerëzorë e financiare, kohëzgjatjen e çështjeve apo stokun e dosjeve.

“Pavarësisht garancive të forta të pavarësisë në procesin e emërimeve, promovimeve dhe transferimeve të magjistratëve, ai ndikohet nga transparenca e kufizuar dhe sfidat në sigurimin e vlerësimeve në kohë dhe cilësore. Ekzistojnë shqetësime për përpjekjet e ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë publikë ose politikanë. Zbatimi i sistemit të integruar elektronik të menaxhimit të çështjeve ka qenë i vonuar për një kohë të gjatë. Mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore ndikon negativisht në cilësinë e drejtësisë. Sfida mbeten në lidhje me gjatësinë e procedurave dhe ngarkesën e madhe të rasteve, ndërkohë që masat e mëtejshme për të rritur efikasitetin ende duhet të zbatohen”, thotë raporti.

Një Strategji e re Anti-Korrupsion për periudhën 2024-2030 është duke u përgatitur, ndërsa kuadri ligjor për të luftuar korrupsionin është në përgjithësi në vend, thuhet në raport.

Korrupsoni

“Ka rezultate inkurajuese fillestare nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe gjykatat e SPAK, megjithatë autoritetet e specializuara në shtypjen dhe parandalimin e korrupsionit nënvizojnë mungesat në burimet dhe mjetet e specializuara në dispozicion. Numri i personave të hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar për vepra korrupsioni ka qenë në rritje gjatë tre viteve të fundit, ndërkohë që një ligj i fundit për amnisti ngre shqetësime”, vlerëson  Komisioni Evropian.

Sipas raportit, përdorimi sistematik i hetimeve financiare dhe konfiskimeve të pasurive është përmirësuar, megjithatë kufizimet në shtrirje kufizojnë ndikimin e tyre.

Korrupsioni, sipas komisionit, është i përhapur në shumë fusha, duke përfshirë edhe periudhën e fushatave zgjedhore.

“Koordinimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe strukturave përkatëse të zbatimit të ligjit mbetet i dobët. Ndërsa deklaratat e pasurive verifikohen nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikteve të Interesit, ekzistojnë disa mangësi në lidhje me mandatin dhe burimet njerëzore të tij. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha, duke përfshirë edhe kohën gjatë fushatave zgjedhore. Masat parandaluese vuajnë nga një kuadër ligjor tepër i ndërlikuar dhe vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorët e ndjeshëm”, thuhet në raport

Media

Raporti evidenton se janë ngritur shqetësime në lidhje me pavarësinë e autoritetit rregullator audio-vizual.

“Rregullimi i kufizuar për transparencën e pronësisë së mediave dhe përqendrimi i lartë ndikojnë negativisht në pavarësinë e mediave. Shpërndarja e drejtë e reklamave shtetërore dhe burimeve të tjera shtetërore nuk është e garantuar. Ekzistojnë shqetësime në lidhje me pavarësinë e transmetuesit publik. Ndërsa ndryshimet në Ligjin për të drejtën e informimit sjellin ndryshime pozitive, ekzistojnë mangësi në zbatimin e tij.  Kuadri për mbrojtjen e gazetarëve eksiton në vend, por sulmet verbale dhe fizike, fushatat e njollosjes dhe paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike janë një shkak për shqetësim”, thotë më tej raporti.

Legjislativi

Sfida që kanë të bëjnë me cilësinë e procesit legjislativ përfshijnë efektivitetin e kufizuar të konsultimeve publike, vlerëson Komisioni Europian.

Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses nga shumica socialiste në parlament, evidentohet po ashtu në raportin për Shqipërinë.

“Ndryshimet në Ligjin për Komitetet Hetimore janë kritikuar për kufizimin e rolit mbikëqyrës të Parlamentit dhe janë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Polarizimi i thellë politik ka ndikuar negativisht në efektivitetin, transparencën dhe objektivitetin e punës parlamentare. Gjykata Kushtetuese është efektive në mbajtjen e balancave institucionale, megjithëse Parlamenti ka dështuar të zbatojë disa nga vendimet e saj. Kuadri ligjor për Avokatin e Popullit dhe Komisionerin kundër Diskriminimit është në vend, por ekzistojnë pengesa për funksionimin e tyre efektiv. Mjedisi për organizatat e shoqërisë civile është sfidues, përfshirë kërkesat për regjistrim dhe financimin e kufizuar publik”, vlerëson raporti.

/Gijotina.com/

Etiketa: korrupsioniKryesore1

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Rishfaqet vatra e zjarrit në majën e Sopotit në Gjirokastër

Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', Gjirokastër, era favorizon përhapjen e flakëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com