Policia në Poliçan ka arrestuar pasditen e kësaj të mërkure një 44- vjeçar,pasi ka kërcënuar me thikë qytetarët dhe efektivët e policisë.
Qytetarët të cilat janë ndodhur përballë kësaj situate, kanë kallëzuar në komisariat se në ambientet e një lokali në qendër të qytetit, një person po kërcënonte me thikë qytetarët. Policët kanë shkuar në këtë lokal, ku kanë konstatuar dhe neutralizuar personin e identifikuar m, iniciale A.SH.
Gjatë momentit të ndalimit, i arrestuari ka kërcënuar me mjet prerës (thikë) punonjësit e Policisë dhe i ka kundërshtuar ata me dhunë gjatë shoqërimit.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se personi në fjalë me iniciale A. Sh. është me probleme të shëndetit mendor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post