Megjithëse Erion Veliaj thotë se nuk di gjë ç’a bëjnë drejtorët e tij, nuk e besojmë se drejtuesja e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Anisa Ruseti, i ka dhënë Adem Trezhnjevës 600 milionë lekë pa e pa pyetur kryetarin.
Dhe për më tepër, kur drejtoresha i jep këto fonde “me negocim pa shpallje” dhe pa garë, dyshojmë se kjo është porosi direkt e Lali Erit për t’ia dhënë këto para Trezhnjevës. Më datë 30 maj 2024, agjencia ka publikuar njoftimin e tenderit me objekt “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike me roje private dhe monitorimi ne distancë ”. Sipas dokumenteve do të vendoset kamerë e brendshme, kamerë e jashtme, sistem alarmi me sensor, gjithashtu do të paguhen edhe roje për 10 vende të caktuara. Kamerat do të vendosën tek zyrat e Agjencisë.
Ndërsa rojet do të vendosen: një tek këndet e lojërave tek Liqeni, një tjetër tek Shkolla e Çiklizmit, tek serat dhe pusi për vaditje, tjetri tek Fushat Sportive në Laprakë, tek Ish Garda, Fusha e druve, galeria e Arteve, Varrezat e Dëshmorëve në Pezë dhe një tjetër tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.
Nuk përcaktohet sa do të jetë paga e këtyre rojeve, por specifikohet se do të punojnë me 8 oraresh, me tre turne. Gjithsesi në nuk arrijmë ta kuptojmë se si ka bërë llogaritë Ruseti që ka nxjerrë këtë vlerë të lartë për tenderin.
485 milionë lekë do të shkojnë për shërbim ruajtje vetëm me këtë kontratë..
Na ana tjetër, na përforcohet dyshimi për abuzime me fondet, sepse kemi vetëm firmën “TREZHNJEVA” shpk që ka paraqitur një ofertë. Propozimi i saj ka qenë me vlerë 485 milionë lekë (pa tvsh), pra sa 100% e fondit limit.
Më 24 korrik 2024 , Ruseti ka bërë publike kontratën e firmosur me firmën e vetme që garoi. Open Data Albania i ka dhënë tenderit “Flamurin e kuq” për mungesë konkurrence dhe risk korrupsioni për fondin e prokuruar.
Brenda pazarit me Trezhnjevën ka qenë edhe tenderi tjetër i Rusetit i zhvilluar një ditë më pas ( më 31 maj 2024). Ky prokurim ka si objekt “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike me roje private dhe monitorimi ne distancë”, me fond limit 11 983 176, 00 lekë. Ky tender është një shkelje flagrante e ligjit dhe nuk justifikohet me asnjë gjë përveç korrupsionit.
Siç tregohet në dokumentin më sipër, tenderi është zhvilluar me procedurën “negocim pa shpallje”.
Në datën 3 qershor 2024 është shpallur fitues Trezhnjeva (në fakt vetëm ky biznesmen ishte ftuar në tavolinën e Rusetit) dhe dy ditë më pas u firmos kontrata. Edhe ky prokurim është vlerësuar me “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit.
Pra, sipas tabelës më sipër, në total Trezhnjevës i xhirohen 600 milionë lekë, në dy procedura të ndara në mënyrë të çuditshme të zhvilluara në të njëjtën kohë. Sipas ligjit, tenderi me “negocim pa shpallje” përdoret vetëm në raste ekstreme: “Në kushtet e mbulimit të nevojave emergjente për mallra punë ose shërbime, ardhur nga situata e forcës madhore”. Duke komentuar ligjin APP ka njoftuar zyrtarët se “Rrethanat për të justifikuar nevojën ekstreme nuk duhet të shkaktohen në asnjë rast nga veprimi apo mosveprimi i autoritetit kontraktor”. Kujtojmë se drejtoresha e parqeve Ruseti ka qenë nënkryetare e bashkisë deri në gusht të vitit të kaluar, kur zëvendësoi Erinda Finon. Kjo e fundit shkoi në vend të Eglantina Zëres, që është nën hetim nga SPAK për korrupsion me tenderat.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post